Arditi Dhe Vlora Së Shpejti Me Klip Të Ri
9-4-2015
Ai është prej vitesh në skenën shqiptare dhe sukseset i janë radhitur një pas një. Është ky këngëtari i mirënjohur nga Gostivari, Ardit Bexheti, i cili ka menduar të vijë me një projekt të ri. Këtë herë ka vendosur që këtë duet ta sjellë me Vlora Bajramin, këngë kjo e shkruar nga Avni Qahili, muzika dhe orkestrimi nga Adis Ismaili. Arditin, veç qëndrimit të treguar në muzikën që bën, atë e shquajnë edhe besnikëria, bujaria dhe sinqeriteti në përditshmëri, elemente këto që e bëjnë atë të jetë i dalluar dhe të ketë një vend të merituar në skenën shqiptare. Në ndërkohë, projekti në fjalë është punuar me shumë mjeshtëri, si nga ana e Arditit dhe Vlorës, po ashtu edhe nga ana e bashkëpunëtorëve të këngës dhe klipit. Për ndryshe, Vlora ka të realizuara disa këngë të suksesshme, por që në të ardhmen pritet të bëjë një bum të madh në shou bizin shqiptar. Klipi është realizuar në disa ambiente të bukura në Ohër nga ekipi i kompanisë Fabrika nga Shkupi, dhe pritet të pëlqehet nga fansat, sepse ka një melodi e ritëm tërheqës. Klipi do të laçohet javën e ardhëshme.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0