TEKSTESHQIP

“Kënga Magjike“ Rikthehet Live, Ja Kush Triumfoi Në Vitin 1999

28-10-2015
“Kënga Magjike“ Rikthehet Live, Ja Kush Triumfoi Në Vitin 1999
"Kënga Magjike" vazhdon të jetë njëri ndër festivalet e rëndësishme të muzikës shqiptare.

Tashmë kanë filluar edhe audicionet e para ndërsa që pritet se deri në natën finale se çka do të ndodhë?, cilët do të jenë të përzgjedhurit.

Themeluesi i këtij festivali Ardit Gjebrea, para pak kohësh kishte deklaruar për media se këtë vit "Kënga Magjike" do të jetë live, raporton Indeksonline.

Pas vitit 1999, ky festival me kërkesën artistëve u kthye në një festival play back, e i tillë vazhdoi për 14 vite me radhë. Derisa këtë vit producenti, Ardit Gjebrea vendosi që gjithçka në këtë festival të jetë live.

Në ‘99 ishte këngëtarja Elsa Lila ajo e cila e fitoi vendin e parë në këtë festival dhe ishte e fundit që këndoi me orkestër.

Ndërsa që mbetet të shihet se sa do të ia dalin artistët tanë të tjerë këtë vit të ia dalin mbanë pa play back.
(Indeksonline)

Komente 0