TEKSTESHQIP

Ardit Gjebrea Preferon Punën Me Shumë Lodhje

16-11-2012
Ardit Gjebrea Preferon Punën Me Shumë Lodhje
Producenti super i lakuar gjatë javëve që kaluan, Ardit Gjebrea, nëse dikush mendon se ai kurrë nuk mund të përlotet, e ka gabim. Pasi, nëse ai kujton prindërit dhe flet për ta, derdh lot.

I pëlqen që qetësinë dhe butësinë e tij, ashtu siç thotë, e ka nga nëna e tij. Ndërsa, çdo gjë që e bën Arditi dëshiron ta bëjë për familjen e tij.

Por, Arditi është shumë i rreptë në punë dhe kur bëhet fjalë për gjëra serioze. Për ju të gjithë që pëlqeni që ai të rikthehet sërish në muzikë, duhet të prisni ende, pasi për momentin është i angazhuar vetëm në moderim. Shou-menit shqiptar nuk i pëlqen që të lodhet me gjëra që nuk e bëjnë të lumtur, por ai njihet i lumtur kur lodhet dhe punon shumë, dhe të tjerët flasin për punën e tij.

Ndërsa, Arditi tregon se mërzia e tij zgjat vetëm një ditë, sidomos ndaj bashkëshortes së tij, dhe për pasuri thotë që është i pasur me familjen e tij dhe jo me ekonominë e tij.
(Maksim Gjokaj)

Komente 0