Ardit Gjebrea: Të Detyrohem Drita Pelinku
4-10-2013
"Tani mbarova punën, u vonova. Nuk do shkoj në shtëpinë time, por do kaloj nga një tjetër shtëpi, e imja. Shtëpia e Zysh Dritës, Drita Pelinkut. Ajo sot ka qenë me mua në zyrë shpirtërisht, gjithë ditën. Kemi qenë bashkë dhe e ndjeva si gjithmonë të më thoshte: "i vogli im". Më thanë që iku fizikisht... trishtim. Po unë e kam me vete. Përgjithmonë! Kur e merrja në telefon, fjala e parë e imja ishte: "Dashuri si të kam?" Dhe ajo qeshte e më përsëriste: "Mirë jam i vogli". E dini që i kam shume borxhe?
Ajo ishte e para që më besoi një muzikë fragmenti drame kur isha student. Ajo u tha regjisorëve të "Teatrit Kombëtar": "Merreni këtë djalë t'ju bëjë muzikën!" Ajo më mësoi sekretet e zhvillimit dramaturgjik, të kalimit të kurbave në eksterme emocionale të aktorit. Ajo më rrënqethte dhe unë magjepsesha prej saj. E kam patur... jo, budalla, e ke akoma. E kam miken më të mirë në artin skenik teatror. E kam të shtrenjtë, shumë të shtrenjtë.
Do kaloj në shtëpinë e saj tani sa të ndjej qeshjen e saj, sepse ajo është..., është brenda meje. Dhe unë nuk kam shume si ajo... Hej zysha ime, ka nevoje të të them sa të dua? Ka nevojë të të them faleminderit? Kam vetëm nevojë që për herë të parë të të them: "Jam mërzitur me ty... sepse nuk do të të shoh më...", ky ka qenë dedikimi i gjatë që Ardit Gjebrea ka bërë në Facebook për aktoren e madhe që u shua të mërkurën nga jeta, Drita Pelinku.

(Blerta Tusha/shqiptarja)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0