TEKSTESHQIP

Ardit Gjebrea, I Shqetësuar Për Të Rinjtë Shqiptarë

7-10-2013
Ardit Gjebrea, I Shqetësuar Për Të Rinjtë Shqiptarë
Ardit Gjebrea, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij për shkollimin dhe shëndetin e të rinjeve shqipatarë:

"Pas shpinës time dëgjoj zëra gati-gati fëmijësh. Kthej kokën dhe shoh 4 djem rreth 14 - 15 vjeç ulur mbi një mur të lartë, ku pas murit dallohej oborri i një shkolle. Ata çunakë të vegjël po pinin cigare... Mendova prindërit e tyre. Miqtë që kisha lënë takim më ftojnë për kafe dhe zbresim disa shkallë për të shkuar në një bar, në katin -1 të një pallati. Në pjesën para kafes, 3 vajza në një tavolinë po pinin kafe apo kapuçino nuk u përqendrova, por kalimthi dëgjoj të thonë: "Do shkojmë në orën e dytë? Apo varja!" Edhe ato po pinin cigare. Ishin shumë të vogla! Më shumë se ora e mësimit që kishin lënë dhe nikotina që thithnin, u preokupova për çka vjen nesër në shoqërinë tonë...", kishte shkruar Gjebrea.


Komente 1