Edhe Arditin E Shqetëson Ngrohja Globale
10-11-2013

Kantautori dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea ka ndarë me fansat e tij një shqetësim, që nuk i përket ndonjë problemi social apo të prekshëm të realitetit tonë, por diçka tjetër më makro. Bëhet fjalë për motin dhe faktin se si ai ka ndryshuar.

Këtij fenomeni ai i ka kushtuar këtë status: "Po bëhem gati të dalë, më duhet të kaloj pak nga Pallati i Koncerteve për të përgatitur netët finale të "Këngës Magjike". Për 15 vjet i njëjti ritual, por sot po reflektoj me zë për NDRYSHIMIN E MADH!

Vite më parë, në të njëjtën ditë pothuaj, vishja një këmishë, një pulovër, çorape të trasha e këpucë shpesh me qafa, me xhup dimri. Çadra ishte pjesë e pandarë e ditëve dhe avulli që dilte nga frymënxjerrja, fillonte i zbehte e deri në netët finale bëhej i lexueshëm tek çdo artist që shpesh e mbulonte me shallin e trashë duke ruajtur veten nga ndonjë grip sezoni.

Ndërsa bukurisë së ftohtë, i doja shumë majën e Dajtit të zbardhur nga bora. E sot?! Asgjë nuk është si më parë. Çfarë ka ndodhur me kohën? A është normale e gjitha kjo?:- ka shkruar Arditi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
(b.t/shqiptarja)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0