TEKSTESHQIP

Çka I Shkroi Ardit Gjebreas Vajza E Tij?

30-1-2015
Çka I Shkroi Ardit Gjebreas Vajza E Tij?
Këngëtari dhe prezantuesi Ardit Gjebrea ka postuar një fotografi në faqen e tij zyrtare në Facebook në të cilën shihet se është një mesazh që i ka dërguar vajza e tij.

Ai ka vendosur që fjalët që ajo ja ka shkruar t’i ndajë me fansat për faktin se ky është mesazhi që ajo e ka shkruar me duart e veta.

E padyshim se kjo gjë e ka bërë të ndjehet shumë mirë Arditin. "Anna i rremben celularin te emes dhe me shkruan kete msg. Eshte I PARI mesazh qe me vjen i shkruar nga vete ajo. A nuk te shtohet jeta?! " këto janë fjalët e tij që i ka lënë brenda në foto.
(Indeksonline)

Komente 0