Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ardit Gjebrea & Inva Mula - Te Dua Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  52

Sa herë dora ime prek trupin tënd të zhveshur
Dhe shtrati i djersitur ngjan me një re…
Me duart që të dridhen
Me sytë e një fëmije
Papritur më pyet: "A ka të tjerë si ne?"

Pastaj ora ndalet dhe toka s'rrotullohet
Hëna plasaritet, nuk fryn më as erë…
Me muskuj të tendosur në pritje të një britme
Sërish pëshpërite: "Do vdesim edhe ne?"

Të dua, të dua, të dua, unë kaq di
Të tjerat nuk i gjejmë, nuk i gjejmë dot, as unë as ti...
Loti yt rrokulliset edhe zbret në gjoksin tim
Ne botën nuk e njohim, parajsën e dimë...

Akrepat po lëvizin
Toka rrotullohet
Hëna e plotë
Asgjë nuk pipëtin...

Të dua, të dua, të dua dhe ti e di
Sa herë s'ta kam thënë ta kam fshehur, je vetëm ti...

Dhe ndiej dorën tënde mbi trupin tim të zhveshur
Shtrati i djersitur
Kjo dritë kaq e zbehtë…
Me gjunjët që dridhen
Me sy të përhumbur
Tani unë të pyes: "A ka të tjerë si ne?"

Dhe prap ora ndalet dhe toka s'rrotullohet
Hëna plasaritet, nuk fryn më as erë…
Me muskuj të tendosur në pritje të një britme
Sërish pëshpërite: "Do vdesim edhe ne?"

Të dua, të dua, të dua, unë kaq di
Të tjerat nuk i gjejmë, nuk i gjejmë dot as unë as ti...
Loti yt rrokulliset edhe zbret në gjoksin tim
Ne botën nuk e njohim, parajsën e dimë...

Akrepat po lëvizin
Toka rrotullohet
Hëna e plotë
Asgjë nuk pipëtin

Të dua, të dua, të dua dhe ti e di
Sa herë s'ta kam thënë ta kam fshehur, je vetëm ti...

Sa herë ta kam fshehur…


Ky tekst u dërgua nga Kejda   Eliosshuli



Inva Mula & Ardit Gjebrea
Publikimi: 01/12/2004
Muzika: Ardit Gjebrea
Orkestrimi: Gazebo
Tex: Andi Bejtja


Ardit Gjebrea & Inva Mula - Te Dua
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Te Dua".
3. Video është e këngës "Te Dua", por nuk këndohet nga Ardit Gjebrea & Inva Mula.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Ardit Gjebrea:


Komente 3