TEKSTESHQIP
Ardit Gjebrea - Çmenduri
Ardit Gjebrea
Çmenduri

Për kompozimin dhe për fjalët e këngës punoi vetë artisti, teksa autor i orkestrimit është Gazebo.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Perënduar, fundosem me diellin
drithëruar, nga prekja - magji
në parajsë u gjenda papritur
parajsa ime - ti!

Ëndërroja një bote pa mëkate
i përhumbur në puthje pa fund
errësira, tundimet e saj
i çonte, s'di se ku...

Çmenduri e shpirtit tim
çmenduria ime e përjetshme
ku jeton, s'e di
me stuhi e paqe brenda meje
kudo te shkosh në pafundësi, jam ti...

Çmenduri e fatit tim
çmenduria ime e përjetshme
ku jeton, s'e di
po kam zjarrin tënd unë brenda vetes
dhe kur të vdes unë, prapë jetoj tek ti

Parfumuar me kripën e detit
i praruar nga drita hyjnish
mblidhen engjëjt, çuditur mbi supe
mbi supe ëngjëll - ti

Dashurova, pa dashur njeri
i penduar, si kurrë tani
jeta ime, ti falmi fajet
falmi fajet, jam njeri
njeri...
Komente 0