TEKSTESHQIP
Armend Regjepagiqi - Shpirti Kur Ma Do
Armend Regjepagiqi
Shpirti Kur Ma Do

Muzika dhe teksti vjen si krijim nga Aida Baraku, teksa këngën e orkestroi Xhevdet Gashi.

TEKSTI :: SONG LYRICS

P1
Sonte o shokë, o ditët e vjetra dua t’i kujtoj.
Të vjetrat këngë këndoni ju,
dhe kur më dhemb vetmia, të gjitha fjalët do t’i thej,
tërë natën do të dehem unë.

E di, o nënë, se herët shumë mësova
dhembja ç’është.
Se herët mësova për mërzinë.
E di se ti me fole kot e zemra s’të dëgjoi,
së pari digjej n’dashuri.

Ooo, ooo, nënë, o nënë, më ndihmo,
nënë, o shpirti, kur ma do.

Ref.
Vajin e saj gjithmonë, o nënë, unë do ta qaj,
borxhet e saja, nënë, tërë jetën do t’i laj.
Pa të nuk mundem, nënë e dashur, mos mallko,
faj nuk kam, o shpirti, kur ma do.

P2
Unë do të shkoj, o nënë, do shkoj e mos të kthehem më,
më mbaj, o nënë, e mos më lësho.
Atij ia fali, nënë, atij ia ktheu, më trego,
o shpirti zi, o kur ma do.

Unë të plakem, nënë, e kurrë më nuk do ta di,
pas meje lot a do t’i bi?
Unë do të vdes, o nënë, e kurrë nuk do ta përjetoj
dashurinë të ma kthejë me dashuri.
Komente 0