TEKSTESHQIP
Arsim Bunjaku - Aldi I Nanës
Arsim Bunjaku
Aldi I Nanës

Ky krijim muzikor bëhet i disponueshëm i përpunuar me profesionalizëm edhe me anë të një videoklipi muzikor, produksioni i të cilit është krijuar nga EMF Creative. Videoklipi u publikua me datë 10 Shtator 2015. Autor i muzikës dhe autor i fjalëve të tekstit është vetë këngëtari, teksa këngën e orkestroi Florent Boshnjaku.
Teksti :: Song Lyrics
Fjala e fundit
Që u tha nga ti
Pritëm nënë moj
Pritëm se po vijë

II
Por ti s’erdhe
Si t’përcollëm sot
N’vend t’buzëqeshjes
Të pritëm me lot

Reef
Aldi i nanës
Hapi sytë një herë
Po i lutem zotit me gjithë shpirtë
Mos na e merr, mos na e merr
***
Aldi i nanës
Dukesh sikur fle
Si u ndal kjo zemër kaq e re
Mos na le, mos na le

III
Lajmi i zi
Rrugën shpejt e gjenë
Jeta e jote
E shkurtë paska qenë

IV
Si u shua
Një shpirtë kaq i bardhë
Si t’jetojmë ne
Kur ti s’je i gjallë, i gjallë

Reef
Aldi i nanës
Hapi sytë një herë
Po i lutem zotit me gjithë shpirtë
Mos na e merr, mos na e merr
Aldi i zemrës
Komente 0