TEKSTESHQIP
Artan Kola - Në Dashurinë Tënde Kam Besuar
Artan Kola
Në Dashurinë Tënde Kam Besuar

Kompozitor është Dorian Gjoni, ndërsa teksti e përshtati Sokol Marsi. Ky material artistik u bë i disponueshëm me shije edhe me anë të një videoklipi muzikor, i cili është publikuar me datë 15 Korrik 2014.
Teksti :: Song Lyrics
S'më duhen mua jo fjalët e tua
Ëndrrat që sheh çdo natë ti mi thua
Dua t'më rrish pranë e të më dëgjosh
Si më rreh zemra, si më flet shpirti
A do të mi besosh?

Ref.
Në dashurinë tënde vajzë unë kam besuar
Ndaj lajkat e tua sot s'vlejnë për mua
Dua që në shpirt të ndjesh dhe ti me mua
Sytë e zemrën t'i kam fal ty se të dua

Dhe pse më lodhin vajzë fjalët e tua
S'mjafton të flasësh por duhet të duash
Dua t'më rrish pranë e të më dëgjosh
Si më rreh zemra, si më flet shpirti
A do të mi besosh?

Ref.
Në dashurinë tënde vajzë unë kam besuar
Ndaj lajkat e tua sot s'vlejnë për mua
Dua që në shpirt të ndjesh dhe ti me mua
Sytë e zemrën t'i kam fal ty se të dua

Ref.
Në dashurinë tënde vajzë unë kam besuar
Ndaj lajkat e tua sot s'vlejnë për mua
Dua që në shpirt të ndjesh dhe ti me mua
Sytë e zemrën t'i kam fal ty se të dua

Dua që në shpirt të ndjesh dhe ti me mua
Sytë e zemrën t'i kam fal ty se të dua
Komente 0