Më mbaj mend (për 1 muaj)


Sonte Në Mesnatë ‘asgje Sikur Dielli’ Publikon Albumin E Ri

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[17-06-2015]
Grupi ‘Asgjë Sikur Dielli’ sonte në mesnatë do të publikon albumin e ri të titulluar ‘Disident’. Albumi do të publikohet në ueb faqen zyrtare të grupit www.asgjesikurdielli.info dhe do të jetë falas.

Albumi përmban 6 këngë të reja, ndërsa në variantin e CD-së do të jene edhe dy këngë bonus.
Vokalisti Alban Nimani me këtë rast tha: “Jam i lumtur që pas një pune disa muajshe në studio, arritëm të publikojmë albumin e ri. Nuk ka qenë lehtë që njëkohësisht të sjellim elemente të reja në këngë dhe të mbajme frymën dhe stilin e grupit ‘Asgje Sikur Dielli’. Por, besoj që ia arritëm, dhe se publiku do ta pëlqejë albumin.”

Të gjitha këngë e albumit të ri mund të shkarkohen falas nga ueb faqja e grupit, dhe për këtë kitaristi Bujar Hundozi deklaroi: “Kemi dashur që t’i shpërblejmë fansat tonë, duke u ofruar mundësinë që online të shkarkojnë të gjitha këngët falas. E kanë merituar pas 10 vjet pritjeje nga albumi i dytë”.

Në albumin ‘Disident’ grupi ‘Asgjë Sikur Dielli’ ka punuar në përbërjen: Alban Nimani -vokalist, Bujar Hundozi – kitarist, Fatos Berisha – daullist, Labinot Krasniqi – bas kitarë dhe Faton Dolaku – instrumente me tastierë.

Albumi ‘Disident’ është albumi i tretë i grupit ‘Asgjë Sikur Dielli’. Albumi I parë, i titulluar ‘Nr.1’ është publikuar në vitin 1998, ndërsa i dyti ‘Ndodhemi’ në vitin 2005.
 (Indeksonline)



Komente mbi këtë artikull