TEKSTESHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Adresa“ Nga “Asgjë Sikur Dielli“

25-9-2015
2 Fjalë Për Klipin E Ri “Adresa“ Nga “Asgjë Sikur Dielli“
Ribashkimi i grupit "Asgjë Sikur Dielli" e cila pas 5 vitesh, ka shënuar jo vetëm ribashkimin e tyre, por edhe një ribashkim të rrymave muzikore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Asgjë sikur dielli e ka celebruar bashkimin e grupit me këngën e censuruar "Adresa" të Françesk Radit kënduar në vitet ’70.

"Ne ishim ishin të ndarë me kufij, por muzika rok në të dyja anët e kufirit në vitet ‘70 zhvillohej me të njëjtin përpjekje për të modernizuar muzikën rock u shpreh vokalisti dhe kompozitori i grupit "Asgjë sikur dielli", Alaban Imani, i cili shtoi se zgjodhëm Francesk Radin sespe ai perforomon mirë në nuancat e rock-ut britanik të viteve ’70.

Grupi i famshëm kosovar dha një konferenecë për shtyp sot paradite në Tulla Culture Center, në Tiranë. Gjatë konferencë për shtyp u bë edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së distribuimit për këngët e "Asgjë Sikur Dielli", për tregun Amerikan, itunes por edhe më gjerë mes grupit dhe kompanisë Amerikane Prince Deniv LLC të përfaqësuar nga z.Daniel Cosentino, i cili ishte personalisht në konferencë.

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes u bë edhe promovimi i video klipit më të ri të grupit "Asgjë Sikur Dielli" që është një remake i këngës "Adresa" të këngëtarit të njohur shqiptar Francesk Radi. Kënga "Adresa" gjendet në albumin më të ri, të tretin të grupit të titulluar "Disident" që u publikua muaj më parë. Daniel Cosentino, magjistër në lëmin e arteve të bukura dhe artist multimedial që aktualisht jeton e punon në Kosovë dhe New York. Ka regjistruar kënëgën në kompaninë e njohur Prince Deniv LLC, në New Jersey, SHBA.

Ai u shpreh se ishte i kënaqur për bashkëpunimin dhe vlerësoi arritje në stilin rock të grupit kosovar. Grupi i ribashkuar tashëm përbëhet nga Bujar Hudozi në kitarë, Alban Nimani regjisor e vokalist, Fatos Berisha në timpane, Labinot Krasniqi në bas dhe Faton Dolaku në tastierë. Kënga e Francesk Radit "Adresa" do ta ndiqet pas datës 3 tetor.
Asgje Sikur Dielli
Adresa
[Teksti dhe Klipi]
(TeksteShqip)

Komente 0