Flet Fituesi I “The Voice“, Aslaidon Zaimaj: “Futem Në Muzikë Që Të Sjell Art“
13-1-2015
Fituesi i edicionit të katërt të 'The Voice of Albania' është 21-vjeçari i rritur në Itali, i përkiste skuadrës së Genc Salihut, studion psikologji dhe adhuron muzikën prej vitesh tashmë. Aslaidon Zaimaj vjen në një intervistë për Indeksonline b vetëm pak ditë pas mbarimit të spektaklit ku tregon eksperiencën dhe emocionet e skenës.
Na e përshkruaj pak eksperiencën tënde gjatë gjithë spektaklit të The Voice?
Mund të them padyshim që kam shijuar çdo moment në The Voice, për shembull thjeshtë pritja për të hyrë në skenë ka qenë një nga momentet më të bukura.
Çfarë të ka pëlqyer e çfarë jo, çfarë ke mësuar e çfarë ke humbur?
Më ka pëlqyer çdo gjë e them me të vërtetë, kam humbur vetëm një palë syze duke pritur për të bërë provat (qesh).
Ke pasur për mentor një nga këngëtarët më të mirë shqiptarë, çfarë të ka mësuar ndonjë sekret që nëse vazhdon me muzikën të kesh sukses në karrierë?
Genci më ka mësuar si të ndihem i rehatshëm dhe i sigurt në vete gjatë performancës në skenë që është një prej çelsave për të dhënë maksimumin live në çdo aspekt.
Ke pasur konkurrencë të fortë, ke shpresuar në fitore?
Kam shpresuar, por sinqerisht nuk e prisja!
E tash pas spektaklit me çfarë do meret Aslaidoni?
Me këndimin dhe sidomos me kompozimin, dhe do mundohem të rritem artistikisht nga të gjitha anët.
Ata që të kanë ndjekur janë munduar të të njohin, por çfarë nuk din publiku për ju?
Normalisht kam sekretet e mia por mendoj se publiku që ka dëshirën të më njoh mua më mirë mund të më kuptoj nga mënyra se si këndoj live.
I shtohesh skenës për të ofruar art apo vetëm spektakël?
Jam totalisht i bindur që spektakli nuk është i tillë në qoftë se nuk ka art brenda.
Çfarë do presim nga Asla këtë vit, ndonjë duet bashkëpunim?
Edhe më shumë se një bashkëpunim, planet momentalisht janë të qarta por idejat janë të shumta.

(Indeksonline)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0