TEKSTESHQIP

Aurela Gaçe Fiton “Kënga Magjike“. Ja çmimet E Tjera...

5-12-2015
Aurela Gaçe Fiton “Kënga Magjike“. Ja çmimet E Tjera...
Këngëtarja Aurela Gaçe ka triumfuar sot në festivalin "Kënga Magjike" me këngën e saj "Akoma Jo". Kjo është hera e tretë që Aurela e fiton këtë festival, ndërkohë ajo ka qenë fituese edhe vjet.

Performanca nga më të ndryshme shoqëruan natën finale të "Këngës Magjike", ku ndër to më të spikaturat u cilësuan si ajo e: Albërie Hadërgjonaj, Flori Mumajesit, dhe e Juliana Pashës.

Festivali "Kënga magjike 2015" për herë të parë u realizua live këtë vit, por në fakt kritikuar nga mediat për shkak të formulës këtë vit, pasi shumë artist nuk ishin në gjendje të jepnin maksimumin dhe të reflektonin këngën e tyre ashtu siç është dëgjuar në CD.

Këto janë çmimet e natës finale:

Çmimi i Parë: Aurela Gaçe
Çmimi i Dytë: Endri Prifti
Çmimi i Tretë: Juliana Pasha

Çmimi Best Group: Alar Band
Çmimi i Produksionit: Xhesika Polo
Çmimi Çesk Zadeja: Mateus Frroku
Çmimi TV Klan: Mariza Ikonomi & Klea
Çmimi Telekom Albania: Renis Gjoka
Çmimi Magjia e Parë: Janex Trio
Çmimi Best New Artist: Venera Lumani & Lind Islami
Çmimi Kënga Stil: Revolt Klan
Çmimi Best Hip-Hop: Stresi
Çmimi Best Pop & Rock: Altin Goci
Çmimi RTV 21 Kosovë & Maqedoni: Shpat Kasapi
Çmimi Kantauroti më i mirë: Endri Prifti
Çmimi Best Duet: Erik Lloshi & Anxhela Peristeri
Çmimi Tendencë: Semi Jaupaj
Çmimi Best Balade: Gerta & Klejti Mahmutaj
Çmimi "Best Artist on Web": Flori
Çmimi Diskografik: Stine
Çmimi i Interpretimit: Aurela Gaçe
Çmimi i Kritikës: Albërie Hadërgjonaj
Çmimi Best Vocal: Juliana Pasha
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 2