>
BIOSHQIP

B.B. Poqi Sjell Videoklipin E Ri Ne Bashkepunim Me Lusin

16-04-2012
Këngëtari Bajram Bylykbashi, i njohur si BB Poqi, ka realizuar projektin më të ri muzikor.
"Shti, më qëllo" titullohet kënga më e re e Poqit në bashkëpunim me Lusin & Armadillo Blues Band.

Kënga flet për problemet sociale të Kosovës dhe Shqipërisë, e gjithashtu edhe për të zhdukurit gjatë luftës së Kosovës.

BB Poqi, gjatë një prononcimi për Telegrafi, ka pohuar se është ndarë shumë i kënaqur me realizimin e kësaj kënge. Ai gjithashtu ka thënë se kjo këngë tashmë është duke konkurruar edhe në "Top Fest 9".

Përveç kësaj, Poqi është zotuar se së shpejti do të sjellë edhe një videoklip të ri.
(Telegrafi)

B.B. Poqi Sjell Videoklipin E Ri Ne Bashkepunim Me Lusin