B.B. Poqi: “Festivali Që Promovon Vlerat E Muzikës Rrok“
1-6-2014

Më 5 qershor në Prishtinë, më saktësisht në Teatrin "Oda" do të mbahet edicioni i 13-të i festivalit ‘Rok për Rok’. Mungesën e emrave të mëdhenj të rokut shqiptar në këtë festival, organizatorët e kanë arsyetuar me qëllimin e tyre për promovimin e bendeve të reja të rok skenës shqiptare. Në këtë mënyrë ‘Rok për Rok’, veç bendeve kosovare, do të sjellë në kryeqytet rok bende të reja edhe nga Shqipëria e Maqedonia.
Si i vetmi festival i rokut më jetëgjatë në vend, ‘Rok për Rok’ mbetet i vetmi festival në vend për promovimin e rok talenteve. "E vlerësoj shumë të rëndësishëm sepse është i vetmi festival në Kosovë dhe në shqiptari. Faktikisht është një festival tradicional që promovon vlerat e rok muzikës e që ju ofron mundësi të promovohen grupet e reja", ka theksuar Bajram Bylykbashi-Poqi
"Përgatitjet janë kryer të gjitha. Festivali do të mbahet më datën 5 qershor në teatrin ‘Oda’. Pjesëmarrës janë nëntë grupe. Ka grupe nga Shkodra, Tirana, Tetova e Shkupi. Këta të fundit janë maqedonas, nuk janë shqiptarë. Festivali ‘Rok për Rok’ ka karakter garues. Bendet e vjetra zakonisht vijnë si mysafirë. Në pjesën garuese janë bendet e reja. Ato garojnë mes vete dhe dikush triumfon", ka treguar Shkëlzen Veseli, njëri prej organizatorëve të festivalit.

(Melihate Gashi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0