TEKSTESHQIP

Babastars Do Vijojnë Tre Albume?

14-8-2012
Babastars Do Vijojnë Tre Albume?
Një prej hip-hop grupeve të para në skenën muzikore shqiptare, Tingulli 3nt, që tashmë është pjesë e 'labelit' BabaStars, pritet që të lansojë edhe tri albume tjera.
Kështu së paku mund të konkludojmë në bazë të postimit të bërë në faqen zyrtare të BabaStars në Facebook, ku pas gjashtë albumeve, paralajmërohen edhe tri albume tjera deri në fund të karrierës së reperëve, Getit dhe Agonit.

"Gjashtë copa... 'PrishtinaFuckinCity', alBOOMii2t, I3nt, Babës, PikaPërVesh, MaiMadhiNven... priten edhe tre tjera... #BabaStars", shkruan në një prej lajmërimeve të fundit në faqen e fansave të Facebook.

Së fundmi 'labeli' BabaStars nuk ka përjetuar një prej periudhave më të mira të ekzistimit. Incidentet me Noizyn dhe largimi i Ledrit kanë qenë dy ngjarje që kanë zhvendosur fokusin nga hip-hopi, por siç duket së shpejti pritet që të rikthehen më të fuqishëm se kurrë BabaStars, me në krye Tingullin e 3nt.
(Telegrafi)

Komente 0