TEKSTESHQIP

Babastars Me Menaxhment Të Ri

13-9-2012
Babastars Me Menaxhment Të Ri
Hip-hop grupi BabaStars, ka ndërruar menaxhmentin. Pas largimit të Drin Zatriqit nga kjo detyrë, është DP Group që ka marrë përsipër zhvillimin e 'labelit' të njohur.
BabaStars në ditët e fundit ka qenë pa menaxher pas largimit të Drin Zatriqit, i cili ka cituar planet e tjera si arsye e largimit nga 'labeli'. Kështu, tani DP Group, të njohur për menaxhimin e koncerteve dhe klubeve të natës në kryeqytet, kanë pranuar detyrën e menaxhimit të BabaStars.

"DP Group përveç aktiviteteve aktuale në menaxhimin e lokaleve, klubeve dhe organizimin e eventeve në kryeqytet, prej tani fillon edhe me një punë të re – menaxhimin e artistëve dhe grupeve muzikore".

"Ne, që nga kjo datë kemi arritur marrëveshje me 'labelin' BabaStars për menaxhimin e përgjithshëm të kësaj kompanie. Synimi jonë është që të punojmë në formatin e tij, majtjen dhe rritjen e reputacionit të tij. Jemi të hapur për çfarëdo lloj bashkëpunimi me artistë dhe grupe muzikore të estradës tonë", shkruan në një komunikatë të DP Group.

Viti i fundit nuk ka qenë më i suksesshmi në karrierën e reperëve të BabaStars. Pas incidenteve fizike dhe muzikore me reperin rival, Noizyn, reperët e BabaStars kanë mbetur edhe pa Dafina Zeqirin dhe Ledrin, të cilët u larguan nga 'labeli' për shkak të telasheve në jetën private.
(Telegrafi)

Komente 0