TEKSTESHQIP

Babastars, Gati Albumi Dhe Klipi I Ri

16-11-2012
Babastars, Gati Albumi Dhe Klipi I Ri
Top 'labeli' shqiptar, Babastars, është duke punuar në albumin e radhës, ndërsa klipi më i ri është i gatshëm tashmë për lansim.
Bosi i BabaStars, Geti, në një intervistë ka theksuar se albumi i tyre më i ri është duke u punuar dhe përmban shumë hite brenda tij.

Edhe kënga më e fundit e publikuar, "n'Prishtinë", është pjesë e atij albumi dhe përkundër faktit se tashmë kënga është shndërruar në superhit, reperët e jashtëzakonshëm nuk e kanë ndërmend ta ndalen.

Përveç albumit në të cilin të gjithë anëtarët e BabaStars janë duke punuar intensivisht, një klip i radhës është gati të pushtojë skenën.

Pas disa ditëve, do të kemi në treg projektin më të fundit të Babastars, nga Agoni, Cozman dhe Skivi.
(Telegrafi)

Komente 1