>
BIOSHQIP

Bad Sight Publikon Këngën E Re “Dallojna”

31-05-2014
Këngëtari i ri nga Prizreni, Almir Morina, i njohur si Bad Sight, ka publikuar sot videoklipin e tij më të ri.

Bëhet fjalë për këngën "Dallojna", të cilën Sighti e ka në bashkëpunim me dy këngëtarët tjerë nga Prizreni, Rimmortal dhe Bardh&Zi.

Kjo këngë si instrumental e kishte "Crank beats", me inqizim u përkujdes "HD Studio", kurse videon e bëri Isuf Bytyqi.

Siç edhe njihet, Bad Sight është mjeshtër i baladave, por, me këngën e re, ai tregon se ka potencial edhe për të krijuar hite të zhanrit ndryshe.

Prej një kohe të gjatë, falë hiteve, Bad Sight thirret ndryshe edhe Legjend, dhe në këtë këngë, ai i lë edhe vetit nofkën Legjend.

Suksesi i këngës nuk mungon, ashtu siç edhe ishte pritur nga Bad Sight.
(Teksteshqip.Com)

Bad Sight Publikon Këngën E Re “Dallojna”