TEKSTESHQIP

Beatrix Ramosaj: Muzika Për Mua është Edhe Profesion Edhe Hobi

6-12-2010
Beatrix Ramosaj: Muzika Për Mua është Edhe Profesion Edhe Hobi
Me muzikë kam lindur dhe vazhdoj të mbaj vija melodike, po çdo ditë e më shumë të mirëfillta. Muzika për mua është jetë, është ditë, është diell, është edhe profesion edhe hobi, janë ndërthurje kuptimplote!

Për të ishte hera e parë që merrte pjesë në një konkurrim muzikor si "Kënga magjike" dhe për këtë është shumë e lumtur. Beatrix Ramosaj nuk gjendet rastësisht në fushën e muzikës. Ajo e ka të trashëguar dellin e artistit duke pasur disa këngëtare në fis. Ka zgjedhur të shkollohet për muzikë duke pretenduar të bëhet profesioniste në këtë fushë. Muzika për të është një dashuri e madhe, të cilës pretendon t'i përkushtohet për një kohë të gjatë. Pas publikimit të këngës së parë, tani Baetrix premton surpriza për të gjithë ata që e duartrokitën në Pallatin e Kongreseve. Në këtë intervistë, ajo na tregon për fillimet e saj në muzikë dhe diçka më shumë për vetën.


Komente 0