Bebe Rexha: Jam E Lidhur Me Familjen Dhe Rrënjët E Mia
19-4-2014

Këngëtarja dhe kompozitorja me origjinë shqiptare, Bleta Rexha (e njohur me emrin artistik Bebe Rexha), e cila u bë e njohur për faktin se shkroi superhitin "The Monster" të Eminem dhe Rihanna, në një intervistë ka treguar se ruan kulturën shqiptare dhe se është e lidhur me rrënjët e saj.

"Babai im është nga Dibra, në Maqedoni. Ai erdhi këtu në SHBA në vitet e tetëdhjeta me nënën time. Prindërit e nënës sime janë nga Gostivari. Ne na pëlqen ta mbajmë kulturën tonë dhe unë jam shumë e lidhur me familjen dhe rrënjët e mia. Mundohem që të shkoj në Maqedoni për të vizituar familjarët e mi të paktën një herë në vit, pasi familja është shumë e rëndësishme për mua. Shumë shpesh kemi dasma e ngjarje të tilla, kështu që me prindërit e mi i vizitojmë shpesh familjarët atje", ka treguar Bebe për Zërin e Amerikës.
Ajo padyshim se ka folur për hitin "The Monster" që e ka shkruar vet, porse kënga është realizuar nga Eminem dhe Rihanna.
Ajo padyshim se ka folur për hitin "The Monster" që e ka shkruar vet, porse kënga është realizuar nga Eminem dhe Rihanna.

"Unë kam pasur kontratën time të parë me shtëpinë diskografike Island Def Jam kur isha 19 vjeçare. Por ata u tërhoqën nga marrëveshja dhe unë isha shumë e trishtuar dhe e stresuar prej kësaj. Një ditë, gjatë asaj kohe, shkrova këngën ‘Monster Under My Bed’, me miqtë e mi në studio dhe ne po punonim mbi një disk për të gjetur një shtëpi diskografike tjetër. Pasi e kishim mbaruar këngën një miku im ia tregoi atë dikujt te Shady Records, që është shtëpia diskografike e Eminem dhe kur Eminem e dëgjoi këngën ai vendosi menjëherë se e dëshironte këngën për vete. Më pas ata morën Rihannan për të kënduar refrenin. Unë e kam dëgjuar këngën për herë të parë në radio. Ishte diçka e pabesueshme".

"Unë nuk dija asgjë (nëse Eminem do ta përfshinte këngën në album). E mora vesh kur Eminem dhe Rihanna vunë në faqet e tyre në Facebook titullin e këngës: ‘The Monster’. Nuk mund ta besoja, ishte diçka fantastike. Pra nuk isha aspak në dijeni që kjo po ndodhte. Në fakt, ishte mamaja ajo që më telefonoi dhe më tha: ‘Kontrollo faqen e Facebookut të Eminem. Ai sapo publikoi diçka për The Monster’. Në ato momente unë isha në Los Angeles duke regjistruar në studio për albumin tim debutues dhe kur pashë që ai kishte shkruar për këngën, u gëzova jashtë mase, ishte një gjë e mrekullueshme", ka treguar kantautorja.

Më tej ajo ka treguar për bashkëpunimet me yjet e njohura të muzikës botërore dhe shkrimin e këngëve për ta: "Sa i përket së shkuarës, unë isha në një grup me Pete Wentz të quajtur ‘Black Cards’. Pete Wentz është anëtar i grupit ‘Fall Out Boy’. Pra, ‘Black Cards’ ishte grupi i mëparshëm ku unë isha këngëtare, duke bashkëpunuar me shtëpinë diskografike Island Def Jam. Pasi kjo shtëpi diskografike hoqi dorë nga kontrata me mua, unë nisa të punoj me artistë si Selena Gomez, Nikki Williams, si dhe me shumë DJ që po fitojnë famë, si Cash Cash. Tani po punoj me albumin e ri të David Guettas. Unë nisa të shkruaj më tepër tekste këngësh në mënyrë që të mund të punoja me projektet e mia".
(Telegrafi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0