Bebe Rexha I Tregon Fansave Emrin E Saj Të Vërtetë
26-4-2014

Pas shumë kërkesave të adhuruesve, këngëtarja ka zbuluar edhe emrin e saj të vërtetë. Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Bebe Rexha, e cila ka zbuluar se në të vërtetë quhet Bleta. Madje, ajo ka treguar se emrin ia kanë vendos prindërit e saj, ndërsa adhuruesve amerikan u ka shpjeguar se çfarë domethënie ka emri "Bleta".

"My parents named me bumble bee. (Prindërit e mi më emëruan Bletë)", ka shkruar në profilin e saj zyrtar të rrjetit social "Instagram" Bebe, ku u ka ilustruar përkthimin e emrit me anë të "Google.translate". Ndërsa kjo nga ana e fansave u prit shumë mirë, ku njëri ndër ta ishte "Jo vetëm që je emëruar bletë. Por je bërë shumë produktive. Krenar për arritjet tuaja dhe uroj që të bëhesh një emër i madh në muzikë", ka shkruar një nga adhuruesit e këngëtares, e cila karrierën e saj po e ndërton kryesisht në tregun amerikan.
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0