TEKSTESHQIP

Bertan Asllani Provon Edhe Telenovelat Në Turqi

17-9-2013
Bertan Asllani Provon Edhe Telenovelat Në Turqi
Origjina e tij e lidhur shumë me gjuhën dhe zakonet turke, ka bërë që këngëtari i cili u bë shumë i njohur vite më parë për kërcimet e tij dhe këngët komerciale sidomos në Top Fest, të marrë seriozisht tashmë vetëm angazhimet në këtë gjuhë. Nëse në fillim të këtij viti aty nga muaji prill këngëtari Bertan Asllani solli një këngë me video në gjuhën turke me titull "Damla Damla", tashmë ai luan dhe provon si aktor në serialin më të ri që po shfaqet në një nga kanalet televizive më të ndjekura në Turqi. Seriali quhet "Pisyedili" dhe në episodin e 81-të në pjesën e katërt ka një rol më të madh ku ngacmohet shumë nga sytë e vajzave, e që e don vetëm njëra shumë. Për këtë rol edhe në rrjetet sociale ka marrë shumë komente pozitive sidomos edhe këto nga njohësit e gjuhës së tij të dytë, turke. Ne urojmë që Bertanit ti ecë edhe më shumë në aktrim të paktën në Turqi se sa i eci në muzikë atje.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Komente 0