Më mbaj mend (për 1 muaj)

Bes Kallaku: Këngët E Mia Janë Rreptësisht Të Ndaluara Për Qytetarët

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  9
[01-04-2013]
I dedikon një këngë qejfit, sepse në fund të fundit jeta duhet marrë lehtë sipas tij. Besart Kallaku, i njohur si Gjini i “Portokalli”-së, i fton fansat e këtij show humori, të argëtohen me duetin e tij të pazakontë me këngëtaren tropojane, Fatmira Breçani. Kjo është hera e dytë që ai konkurron në “Top Fest”, me një krijim të kompozuar nga Shpëtim Saraçi dhe vargje në dialektin verior. Në këtë intervistë tregon për këtë tendencë të këngëve të tij dhe albumin që po përgatit të nxjerrë në treg, duke e identifikuar veten më së miri si një artist që bën humor edhe duke kënduar:

Konkurron në “Top Fest 10” me një këngë me titull “Qejfi”. Pse ky titull dhe prej nga e more frymëzimn?
Nga “qejfi” e mori dhe frymëzimin (Qesh). Muzika e kësaj kënge ose, më mire, motivi i saj është vallja e Gjinit, muzika me të cilën unë futem gjithmonë në skenë si personazhi i Gjinit në spektaklin “Portokalli”. Kështu që dhe frymëzimi nga Gjini ka nisur, ose më mirë të them nga të gjithë Gjinët, që kur bie fjala për qejf, për lodër apo çifteli, i harrojnë të gjitha.
Si lindi bashkëpunimi me Fatmira Breçanin, që kur njiheni?
Në fakt, unë e admiroj këngëtaren Fatmira Breçani, dhe ndaj i kërkova bashkëpunim për këtë këngë. Ne njihemi prej shumë vitesh, pasi kemi njohje familjare, hyjmë e dalim në shtëpitë tona. Marrim pjesë në gëzimet e përbashkëta familjare dhe vërtet për mua ishte një kënaqësi shumë e madhe që ajo pranoi të shfaqemi në duet në skenën e “Top Fest”.



Cilat kanë qenë komentet që të kanë ardhur për këtë duet, si është pritur kënga në publik?
Jemi mbledhur tre malokë bashkë për këtë këngë, Shpëtim Saraçi, Fatmira Breçani dhe unë. Të mendosh që të jenë kaq malokë bashkë e të mos ketë sukses…?! Këtu një malok është dhe na mbyti në suksese e jo më tre (qesh).
Dhe sërish me një këngë dedikuar “katunarëve”, siç ti i quan. Deri kur do u këndosh dhe pse kjo dëshirë për t’u prezantuar me këngë të tilla?
Po se mos jam qytetar unë, që t’u këndoj atyre… Pastaj ‘katunarët’ janë shumicë, në shifrën 70 për qind të popullsisë. Ne rrëzojmë qeverinë po të duam! Gjithsesi, i falënderoj gjithë bashkëfshatarët me këtë rast (qesh)!
Është ndonjë çmim qëllimi që merr pjesë në garën e “Top Fest 10″ edhe këtë vit?
Mund të them që qëllimi kryesor është qejfi, qejfi, kaq.
Ndryshe nga e fejuara jote, Xhensila Myrtezaj, që shquhet për baladat, ti prezantohesh me këngë të këtij stili dhe plot humor. Kush e ndjek muzikën tënde?
Po e them që këngët e mia për përmbajtjen që kanë, janë rreptësisht të ndaluara për qytetarët (qesh)! Kjo është dhe përgjigjja e pyetjes, apo jo?!
Meqënëse ti je specifikuar për këto lloj këngësh, deri kur do vazhdosh kështu? Ke menduar të bësh ndonjë album me këngë dedikuar fansave të tu?
Po patjetër, madje tani afër del albumi im me këngë frymëzuar nga ‘katunarët’ dhe për ta.
 (vipat)


      Bes Kallaku - Qejfi [Teksti dhe Klipi]

Komente 0