Më mbaj mend (për 1 muaj)

Bes Kallaku, Një “Katunar” I Vetëm Në Skenë

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  6
[17-05-2013]
Besart Kallaku, aktori i famshëm i “Portokallisë”, do të jetë para publikut të shtunën dhe të dielën në sallën e Akademisë së Arteve në një “One Man Show”, format i provuar me sukses nga aktorët komikë më të mirë në botë dhe para disa muajsh edhe nga Elvis Pupa që e solli për herë të parë për publikun shqiptar.



“Do të jem i vetëm për 80 minuta para publikut. Është krejt ndryshe nga Portokallia ku kam pjesën time 7-8 minuta dhe mbaroj punë. Është një shfaqje shumë e vështirë sepse do përgatitje fizike dhe mendore”, shpjegon Besi, i njohur në “Portokalli” si shef Gjini.

Më tej, ai shton se shumë personazhe të monologut të tij do të jenë reale: “Personazhet do të jenë të frymëzuar nga jeta reale. Kam futur gjyshen time 76-vjeçare që ka Facebook.”



Besi fton publikun të jetë i pranishëm gjatë fundjavës, në orën 20:00 për të kaluar një mbrëmje ndryshe: “Jeta kulturore e shqiptarëve është pub-i ose qendrat tregtare dhe po mundohemi të sjellim një gjë të re për ta.”
 (TCH)



Komente 0