Bes Kallaku, Një “Katunar“ I Vetëm Në Skenë
17-5-2013

Besart Kallaku, aktori i famshëm i "Portokallisë", do të jetë para publikut të shtunën dhe të dielën në sallën e Akademisë së Arteve në një "One Man Show", format i provuar me sukses nga aktorët komikë më të mirë në botë dhe para disa muajsh edhe nga Elvis Pupa që e solli për herë të parë për publikun shqiptar.

"Do të jem i vetëm për 80 minuta para publikut. Është krejt ndryshe nga Portokallia ku kam pjesën time 7-8 minuta dhe mbaroj punë. Është një shfaqje shumë e vështirë sepse do përgatitje fizike dhe mendore", shpjegon Besi, i njohur në "Portokalli" si shef Gjini.
Më tej, ai shton se shumë personazhe të monologut të tij do të jenë reale: "Personazhet do të jenë të frymëzuar nga jeta reale. Kam futur gjyshen time 76-vjeçare që ka Facebook."
Më tej, ai shton se shumë personazhe të monologut të tij do të jenë reale: "Personazhet do të jenë të frymëzuar nga jeta reale. Kam futur gjyshen time 76-vjeçare që ka Facebook."

Besi fton publikun të jetë i pranishëm gjatë fundjavës, në orën 20:00 për të kaluar një mbrëmje ndryshe: "Jeta kulturore e shqiptarëve është pub-i ose qendrat tregtare dhe po mundohemi të sjellim një gjë të re për ta."
(TCH)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0