TEKSTESHQIP
Besa - Kokëfortë
Besa
Kokëfortë

Nisur nga dëshira për të na dhuruar diçka artistike që do të mbetet në videotekën shqip, ky produkt muzikor u lansua tek ne i realizuar shumë bukur me një videoklip, produksioni i të cilit është punuar nga Pro Video. Ky videoklip u publikua me datë 27 Mars 2017. Komponimin dhe tekstin e mori përsipër Flori Mumajesi, teksa autor i orkestrimit është Kledi Bahiti.
Teksti :: Song Lyrics
Vetëm ty të kam, vetëm ty të kam
Njeriun tim dhe dashurinë...
Nëse të mërzis, unë e bëj për mirë
Mos u nxito, s'e meritoj

A jemi ne gabim
Të dy një rrugë pa kthim?

S'e di pse të lëndova sonte
Se jam kokëfortë, se jam kokëfortë
Dhe mbaj inat me veten time
që s'munda dot, ty të besoj

Unë për ty mbeta njësoj

U pendova prapë
Sepse të kam gjak...përjetësisht në trupin
Të jam dhënë unë ty, me mish e me shpirt
mos u nxito, s'e meritoj

A jemi ne gabim
Të dy një rrugë pa kthim?

S'e di pse të lëndova sonte
Se jam kokëfortë, se jam kokëfortë
Dhe mbaj inat me veten time
që s'munda, dot ty të besoj

S'e di pse të lëndova sonte
Se jam kokëfortë, se jam kokëfortë
Dhe mbaj inat me veten time
që s'munda dot, ty të besoj
Komente 0