>
BIOSHQIP

Besiana & Shkodrani, Një Tendencë E Re Në Festivalin Kënga Magjike

05-10-2013
"Imagjino", titullohet kënga e re e sjellë në interpretim nga çifti Shkodran Tolaj & Besiana Mehmedi. Muzika është bërë nga Nexhat Mujovi - Virusi ndërsa tektin e ka shkruar Avni Qahili. Kësaj rradhe Besiana & Shkodrani erdhën me një performancë krejt ndryshe. Kjo tendencë ishte e re edhe për festivalin Kënga Magjike 2013...

"Duke marrë parasysh se festivali Kënga Magjike sivjet po feston 15 vjetorin, që vazhdimisht ndiqet,ka identitet, prestigj dhe një drejtues të dëshmuar Ardit Gjebrenë, vendosëm që konkurimin e parë në Shqipëri, si duet ta bëjmë pikërisht tek ky festival". - kanë thënë ata për teksteshqip.

Por sigurisht se ne nuk i lamë pa pyetur edhe se sa u ndanë të kënaur nga kjo paraqitje e tyre.

"Ishte kënaqesi të jemi pjesë e një Show të vërtetë, dhe ta prezantojmë këngën tek e E diela Shqiptare ku punonte një staf i mrekullueshëm profesionistësh që me përkushtim i çaseshin çdo krijimi muzikor. Patëm kënaqësinë që përveq prezantimit të këngës, të shpalosim së bashku me drejtuesin Gjebrea emocione dhe foto nga dasma jonë.

Si erdhën ata deri tek kjo "imagjinatë"?

Në Kënga Magjike kemi bërë çmos që të punojmë diçka magjike dhe rezultoi me një imagjinatë e cila meqë është më e shpejtë se shpejtësia e dritës, u demonstrua me një ritëm super të shpejtë dhe një energji që fundja konsideroja se ne mund ta realizojmë sa jemi ende relativisht të rinjë. Ka patur momente të bukura para realizimit të këngës kur Besiana shfaqte dilemat e saj sepse ishte mësuar me balada dhe përpunime të motiveve të jugut e veriut". - tregon Shkodrani.

"Imagjino" është kërkim i botës ideale ku ka vetëm dashuri, diell dhe ku s'ka rëndësi pasuria. Ka diçka personale në tekst, sepse une vet jam kthyer nga Gjermania vetëm për dashuri dhe pranë njeriut që e do jeta është e lehtë dhe e bukur".

"Imagjino" që secili nga ne të fal vetëm dashuri sa e bukur do ishte bota, do ngjante në planet të ri. Ky është dhe mesazhi i këngës, vargjet e se cilës i ka shkruar miku im Avni Qahili. Muzika dhe orkestracioni janë bërë nga Virusi, dy autorë këta të dëshmuar për veçanti dhe kualitet. Kemi marrë vlerësime nga më pozitivet dhe për një kohë të shkurtër kënga ka kapërcyer shikueshmërinë që ne e prisnim. - Ka thënë përfunduar për teksteshqip.

Netët finale të festivalit Kënga Magjike 2013 do të mbahen me datat 28,29 dhe 20 nëntor 2013, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë me një skenografi madhështore nga skenografi i njohur Gaetano Casteli.
(Teksteshqip)

Besiana & Shkodrani, Një Tendencë E Re Në Festivalin Kënga Magjike