>
BIOSHQIP

Besiana Dhe Shkodrani: “Nuk Na Interesojnë çmimet”

29-12-2013
Çifti Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj tani janë bërë pjesë e festivalit të RTSH-së. Ata në këtë festival janë prezantuar me këngën “Jam larg" teksti muzika e orkestrimi nga Vullnet Ibraimi. Janë disa arsye që çiftin e ka shtyrë të marrë pjesë në festivalin e RTSH-së.



“Në festivalin e RTSH-së mendoj se merr pjesë çdo këngëtar i cili dëshiron interpretimin ‘live’. Kjo është arsyeja e parë, sepse ky festival është i vetmi shqiptar në përmasa të tilla dhe me një seriozitet të tillë. Arsyeja e dytë është mundësia e pjesëmarrjes në Eurosong. Kosova nuk e ka këtë të drejtë, Maqedonia është e përbashkuar nga e drejta e pjesëmarrjes në festivalin ku konkurrojnë maqedonët për Eurosong.

Arsyeja e tretë, Shkodrani ka ëndërruar shkeljen e kësaj skene në kohën që ishte e ndaluar të përmendej emri Shqipëri kurse unë kam nostalgji meqë vite të tëra si fëmijë babai ka punuar në TVSH dhe ëndërronte që një ditë të jetë pjesë e evenimentit”, ka thënë ajo për “Zëri”. Besiana dhe Shkodrani në këtë festival kanë hyrë për të prezantuar këngën e tyre, ndërkaq për çmim nuk kanë menduar. Çështja e çmimeve sipas tyre është relative dhe shije e një grupi profesionistësh që janë në juri.
(Zëri)

Besiana Dhe Shkodrani: “Nuk Na Interesojnë çmimet”