Besiana Mehmedi Në Rolin E Kryeministres
29-3-2012
Edhe pse është artiste, Besiana Mehmedi nuk e ka menduar veten si politikane. Mirëpo gjendja ekonomike në vend e ka shtyrë që shumë herë të mendojë se po të ishte në rolin e kryeministrit, do të dijë se çfarë të punojë për të mirën e vendit. Ajo thotë që do të kishte shumë sfida dhe ide për të ecur përpara.Ndonëse identitet të një kombi ajo e quan artin dhe fillimisht po të kishte këtë mundësi thotë që përparësi do t'i jepte fushës së artit në përgjithësi. Megjithatë nuk e përjashton faktin se shqiptarët duhet të jenë për më shumë bashkim në mënyrë që të ecë vendi më përpara.
"Jam më se e bindur që po të jetë një artist kryeministër, prioritet do t'i jepte artit, që e konsideroj identitet të një kombi. Megjithatë mendoj që së pari shqiptarët duhet të jenë të bashkuar më tepër se kurrë dhe ky model duhet të imponohet fillimisht nga lart, pra nga krerët e një shteti të cilët realisht mendoj që duhet të reflektojnë një frymë bashkëpunimi e mirëkuptimi", ka thënë ajo për "Zërin". Ndër të tjera shton se edhe partitë politike kanë mjaft ndikim dhe me bashkëpunim të tyre, duke marrë ide dhe koncepte të ndryshme, mund të zhvillohet një ekonomi dhe një jetë më e mirë për qytetarët e Kosovës.
"Ne kemi probleme esenciale jetësore që janë të natyrave sociale. Do tentoja që të zhduket fillimisht varfëria në çdo skaj të Kosovës, të mbrohen fëmijët jetimë të Kosovës, të verbrit dhe fëmijët me probleme të natyrave të ndryshme fizike", është shprehur ajo. Sipas saj, një shtet human është model i një shteti të suksesshëm.

(www.koha.mk)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0