Besiana Mehmedi, E Dhënë Pas Dy Dashurive
6-8-2011
Fundi i korrikut ishte një kohë jo pak e lodhshme për këngëtaren e muzikës klasike Besiana Mehmedi. Jo se kishte ndonjë angazhim për ndonjë projekt të sajin, por ajo po punonte në promovimin e albumit të tenorit Shkodran Tolaj - të fejuarit të saj. Mehmedi flet me krenari për të arriturat dhe sukseset e të dashurit të saj duke e klasifikuar atë si këngëtar të një niveli të lartë artistik.
"Në pamundësi për të qenë këtu fizikisht Shkodrani nuk njihet në Kosovë aq sa e meriton dhe ka kapacitet. Është një tenor vërtet me përmasa ndërkombëtare që ka bërë karrierë në tërë skenat operistike gjermane dhe më gjerë. Punon në Operën e Friburgut dhe aty ka realizuar disa role kryesore", tregon Besiana duke shtuar se këto ditë ai është duke u përgatitur për një shfaqje në televizionin prestigjioz gjerman ‘ZDF'.
Albumi "Hape zemrën" i Shkodran Tolajt, i pari në gjuhën shqipe e që mban 9 këngë, që nga 1 gushti gjendet në tregun mbarë shqiptar. Çifti muzikor-dashuror Besiana e Shkodrani kanë përpunuar së bashku edhe hitin botëror "O sole mio" i kënduar për herë të parë nga një duet i tyre e që bën pjesë në këtë album.
Sipas Besianës këngët janë të zhanreve zbavitës e popullor.
"Të gjitha këngët janë që mund t'i kapë masa, sepse po të orientohemi në atë pjesën klasike dhe në atë që jemi shkolluar, ne mbetemi jashtë shijes së përqindjes më të madhe të publikut", shprehet ajo duke shtuar se bashkëpunëtorët e albumit janë nga Kosova dhe Maqedonia ndërsa një pjesë të këngëve i ka kompozuar vetë Shkodrani.
Duke treguar se si e ka njohur djalin nga Deçani, i cili që në moshën 15 vjeçare kishte emigruar në Gjermani, Besiana kujton takimin e tyre në një xhirim të vitit të ri në Kosovë por ku ajo nuk e kishte vërejtur fare atë. Ishte Shkodrani ai që ia kishte vënë syrin Besianës.
Ndërsa komunikimin e kishin filluar përmes rrjetit social Facebook. "Kur më erdhi ftesa për shoqëri në Facebook nga ana e tij gjëja e parë që thash ishte u sa i bukur qenka. Më pas filluam të flisnim, tre deri në katër muaj ashtu kemi komunikuar. Pastaj e kemi ndërprerë një kohë komunikimin pasi që unë kërkoja që lidhja të bëhet sa më reale, më e sinqertë dhe më e afërt. Shkodrani erdhi pas një kohë të ndërprerjes së komunikimit u njohëm dhe kështu eci gjithçka", thotë ajo.
Shkodranin e shpjegon si natyrë shumë të qetë ndërsa për vete thotë se është temperamente. "Ai i qetëson situatat, për të asgjë nuk është tragjike, e parealizueshme por gjithçka ka zgjidhje", shprehet ajo duke qeshur. Ata janë fejuar më 16 prill të këtij viti, ndërsa fejesa e tyre i ngjante një dasme të madhe tradicionale. "Fejesën e kemi bërë në Kërçovë, komuna na kishte organizuar një ceremoni ku ne kemi qenë të veshur me tesha kombëtare, Shkodrani me tirq (veshje e anës së Dukagjinit) ndërsa unë me teshat e Kërçovës", thotë ajo duke shtuar se dasmën ndoshta e bën verën tjetër.
Dilemë e këtij çifti është vendi se ku do jetojnë së bashku, në Gjermani ku Shkodrani ka ndërtuar karrierën e tij, në Kosovë prej nga e ka prejardhjen ai apo në Maqedoni ku jeton Besiana.
"Nëse kthehet Shkodrani ai e ka vendin në Teatrin e Operës në Shkup, ai nuk ndahet prej skenës", thotë Besiana duke shtuar se ajo nuk do ta ndalë punën në Universitetin e Tetovës ku ligjëron qe pesë vjet. Besiana Mehmedi drejton dhe një emision në televizionin shtetëror të Maqedonisë, i cili quhet "Gjurmë në Pentagram", i klasifikuar, sipas saj, si njëri ndër më të shikuarit atje dhe ku defilojnë si mysafirë këngëtarë të ndryshëm shqiptarë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.

(zeri / Saranda Rama)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0