Besiana Mehmedi Fiton “Flakën E Janarit“ Bashkë Me Shkodran Tolaj
28-1-2013
Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmedi kanë fituar edicionin e fundit të festivalit "Flaka e janarit". Në një bisedë, çifti thotë se ata janë të lumtur me çmimin, aq më pak ku veç tyre kanë marrë pjesë edhe studentë të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Viti 2013 ka nisur me këmbë të mbarë për çiftin Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj, të cilët morën çmimin e parë në festivalin tradicional mbarëkombëtarë "Flaka e janarit", që organizohet në Gjilan.
Çifti kanë kënduar këngën "Për ju qan janari" së bashku me studentët e tyre nga Universiteti Shtetërorë i Tetovës, ku u kanë dhënë atyre mundësi që të dalin bashkë në skenë dhe ata të interpretojnë këngën "live" me orkestër në skenë.
"Por, nuk është kjo e vetmja arsye. Ideja që t’i këndohet Bardhosh e Jusuf Gervallës e Kadri Zekës, është emocion i veçantë. Mbi të gjitha, vendimi i Shkodranit se çfarëdo çmimi që marrin, ai do t’u dedikohet fëmijëve të dëshmorëve e bënte edhe më me përgjegjësi paraqitjen në këtë festival sepse ekzistonte një mision i qartë", ka thënë Besiana për Express.
Çifti janë shumë të lumtur që këngë është vlerësuar me këtë çmim nga juria, e cila ishte në përbërje të prof. mr Zulqifli Ziba përfaqësues nga Maqedonia; mr. Drita Kryeziu nga Gjilani dhe Minella Kureta, drejtoresha artistike e Unionit Shqiptar, e të cilët dhanë votat maksimale për paraqitjen dhe interpretimin e këngës së çiftit "Për ju qan janari".
"Mbase, rrallë por këtë herë, juria dhe publiku (që kësaj here tejkalonte kapacitetet e Teatrit ku mbahej manifestimi) ndanë të njëjtin vlerësim, sepse duartrokitje frenetike shoqëruan interpretimin e këngës", thotë Besiana.
Ashtu edhe siç kishin premtuar çmimin e fituar ata do ta ndanin për njerëzit në nevojë pavarësisht sa solid ishte ai.
Pikërisht për këtë ndihmë kishte nevojë Taip Zeka, vëllai i Kadri Zekës që ishte në hemodializë dhe së shpejti do t’i shtrohej një operacioni në veshkë, të cilën e kishte humbur në burgun e Beogradit ku kishte vuajtur dënimin si një i përndjekur politik.
"U emocionuam pa masë dhe atë çmim do ta dërgojmë në konton me nr 150 700 100 330 5746, duke bërë thirrje njëkohësisht që të jenë solidarë dhe edhe të tjerët që të bashkëndjejnë me familjen Zeka", ka thënë për gazetën në anë tjetër Shkodrani.
Për këngëtarët kënga është edhe si rezultat i një bashkëpunimi mbarëkombëtar shqiptar pasi në të kanë punuar artistë nga të gjitha anët.
Kënga "Për ju qan janari" është një këngë e shkruar nga kompozitori Kol Susaj nga Shqipëria. Ajo interpretohet nga dy solistë, një nga Kosova dhe një nga Maqedonia dhe sipas këngëtarëve kjo tregon se sa të suksesshme janë gërshetimet e trekëndëshit shqiptarë.
Ndryshe, "Për ju qan janari" është një këngë e interpretuar para shumë vitesh nga shoqëritë kulturoro – artistike të Kosovës dhe Shqipërisë.
Mirëpo, tani kënga vjen në një formë të re dhe në një nivel tjetër e punuar me një përkushtim të madh.
"Për strukturën e këngës, artistët janë konsultuar edhe me dy mjeshtrit Naim Gjoshin e Përparim Tomcinin, për të sjellë modulacione dhe pjesë të tjera që e përmbushnin këngën", thotë Besiana e cila nuk harron pa falënderuar edhe ata që e ndihmuan në këtë paraqitje si: butikun Arieta- Prizren , Eleganca- Tetovë që bënë të veçantë paraqitjen e saj skenike.

Besiana Mehmedi & Shkodran Tolaj
Për Ju Qan Janari
[Teksti dhe Klipi]
(Express)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0