Besiana Mehmedi: Martesa Ime Me Shkodranin...
29-8-2013
Besiana Mehmedi, këngëtarja e cila para disa ditësh u martua me të fejuarin e saj, këngëtarin Shkodran Tolaj vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ata janë martuar me një dasëm me tradita shqiptare kurse ceremonia e martesës është mbajtur në restorantin "Koha 3" në Pejë. Në vazdhim Besiana na flet më shumë rreth martesës së saj:
Teksteshqip: Besiana, sapo jeni martuar me këngëtarin Shkodran Tolaj. Na flisni pak si ishte dasma juaj?
Besiana: Dasma, unë realisht kam hequr dorë nga organizimi i dasmës me kohë dhe kam dashur që ti ngjajë një ceremonie tipike familjare. Fejesën tonë e kemi bërë sipas konceptit tonë, me 15 dhe 16 prill në Zajaz tek kryetari i komunës së Zajazit i cili kishte organizuar pritje madhështore me ushqime tradicionale dhe muzikë nga këngëtarë kërçovarë, ne të dy të veshur me petkun kombëtar të Dukagjinit dhe Zajazit, me 16 prill pastaj në restorant "Emka" në Tetovë, kemi patur të pranishëm vetëm shoqëri dhe mbi 10 këngëtarë. Kjo ceremoni ishte e lidhur me ditëlindjen e Shkodranit me 16 prill dhe kaloi në një mbrëmje të paharrueshme kur unë ia dedikova dhe një këngë me tekst të ri nga Avni Qahili, miku im, këngë që e këndoj në çdo ditëlidnje të tij. Lidhja jonë ka nisur në largësi dhe ka funksionuar si e tillë deri në nëntor të 2012-tës, pra dy vite të plota ne kemi jetuar larg njëri-tjetrit dhe asesi nuk dëshironim që dhe dasma të na gjejë të ndarë. Shkodrani është kthyer në nëntor dhe me 19 gusht vendosi që pikërisht për ditëlindjen time të bëhet damsa. Unë jam bërë nuse nga shtëpia e babait tim, nga Kërçova me krushqit që kanë ardhur nga Deçani dhe me shumë bashkëfshatarë dhe shoqe që kanë ardhur atë ditë të 18 gushtit të më përcjellin. Atë natë, me të arritur në Voksh të Deçanit në shtepinë e Shkodranit, kishte shumë muzikë, valle, hare dhe shumë të shtëna armësh. Atë natë edhe kemi kënduar bashkë me Shkodranin dhe kemi vallëzuar, thjeshtë i kemi thyer deri diku parimet tradicionale tipike të dasmës së fshatit dhe kjo ka qenë e pritur jashtëzakonisht mirë nga familjarët dhe të pranishmit. Të nesërmen dasma është bërë në restorant "Koha 3" me këngëtar Ramadan Krasniqin, me këngët e të cilit unë jam rritur dhe është një prej vokaleve që e çmoj më së shumti meqë jam mbesë Peje dhe jam rritur me këngët e tij. Dhe atë natë kërkonin me çdo kusht këngë nga ne. Dasma ka qenë një organizim i familjes Tolaj.

Teksteshqip: Damsa juaj kishte shume protagonist të ftuar. Na tregoni pak disa nga emrat me te njohur te cilet ishin prezent ne ceremoni?
Besiana: Disa nga miqt tanë me emra më të mëdhenj kanë qenë kryetarin e Gostivarit Nevzat Bejten, ambasadorin e Frances dhe njërin nga njerëzit më të famshëm letrar maqedon Jordan Plevnesh, pastaj drejtoreshën e Rtvsh Mirela Oktroven, amabasadorin e Kosovës në Turqi Avni Spahiun e shumë të tjerë.
Teksteshqip: A ishte po e njëjta dasmë që kishe ëndërruar që kur ishe e vogel?
Besiana: Të gjitha dëshirat e mia lidhur me konceptimin e fejesës dhe të dasmës them se më janë plotësuar dhe nuk më mbetet asgjë peng. Jam e lumtur që pranë meje kam një njeri i cili mundohet që dëshirat e mija ti kthejë në realitet dhe ti lexojë dhe atëherë kur nuk ia shpreh.

Teksteshqip: Shkodrani tashmë është kthyer nga Gjermaniz për të jetuar me ty. Sa të bën të lumtur ky fakt që më në fund do të jetoni sëbashku? Dhe a do të jetoni në Kosovë apo në Maqedoni?
Besiana: Tashmë pak rëndësi ka ku do të jetojmë. Aktualisht jetojmë në një banesë të vogel, intime, të mirë, të përshtatshme në Tetovë për shkak të punës sime në Tetovë dhe punës së Shkdoranit në Shkup, por nuk i dihet të ardhmes. Ne dhe ashtu kemi shumë shtëpi. Udhëtojmë për Kërçovë, Prishtinë e Deçan për të vizituar shtëpitë dhe familjet tona, përvqe udhëtimeve të shumta për shkak të angazhimeve profesionale.
Teksteshqip: Tani pas dasmës keni vendosur se ku do të shkoni në muajin e mjaltit?
Besiana: Ne kemi qenë disa ditë me prindërit e mi në veri të Shqipërisë menjëherë pas dasmës dhe aktualisht jam duke u marrë me mentorimin e një diplome të një studenti. Me datë 3 dhe 6 shtator kam provimet me studentë dhe planifikojmë nga 9 shtatori deri me 15 kur na fillon puna e rregullt në universitet të shkojmë në Turqi, vendin ende po e hulumtojmë.
Teksteshqip: Pas pushimeve besoj se do i riktheheni muzikës. Cilat janë planet e ardhshme për projeket e tua muzikore?
Besiana: Vazhidmisht kemi punuar dhe mbase puna na ka marrë edhe kohën e organizimit të dasmës. Ne realisht tre ditët e fundit kemi patur kohë të vrapojmë pas gjërave të dasmës, nga 12 orë pa ndaluar nëpër dyqane, të dy bashk me Shkodranin. Projekti i fundit i Shkdoranit ishte më 8 gusht, kënga e re "Të bashkuar në Gostivar" shkruar e komponuar nga Shkodrani, intepretuar nga të dy bashk. Pastaj me 12, me 15, me 17, me 20 gusht kemi qenë vazhdimisht të angazhuar por ia arritëm edhe punët dhe dasmës ta kryejmë. Planet e të ardhmes në muzikë, lidhen me pjesëmarrje në festivale dhe xhirimet e vitit të ri.
Teksteshqip: Besiana, ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe teksteshqip për martesën tënde dhe planet e tua të ardhshme. Ne të urojmë nga zemra gëzuar martesën. Për fund dëshiron të shtoh diçka. Çfarë do tu thuash fansave dhe puiblikut?
Besiana: I uroj të gjithë çifteve të reja bashkim dhe sa më pak ndarje që kanë filluar të kalojnë në "modë" dhe rutinë kohëve të fundit dhe tek ne shqipëtarët. Dashuri për njëri-tjetrin, reflektim dhe energji pozitive për punen dhe të ardhmen sepse vetëm kështu jeta është më e lehtë. Ju falenderoj shumë për këtë intervistë që do kenë mundësinë online ta lexojnë shumë artëdashës. Falemnderit atyre që çmojnë dhe duan muzikën e mirëfilltë në këto kohë të rënda tranzicioni për muzikën shqipe.

(Teksteshqip)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 1