Besiana Dhe Shkodrani Fitojnë Në Festivalin “Kënga Ime“
23-6-2014
Sapo kanë përfunduar 15 javë të festivalit "Kënga ime" spektakël ky i transmetuar "live" çdo javë në tv Klan. Gjatë 15 javëve performuan shumë këngëtarë të njohur të cilët sollën ngjyra dhe stile të ndryshme muzikore. Ndër këngëtarë të njohur performuan : Valbona Mema, Bujar Qamili, Mukadez Çanga, Besnik Krajku, vellezërit korcarë, Rosela Gjylbegu etj.
Nga Maqedonia dhe Kosova performuan: Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj, Selami Kolonja, Samir Shehu, Shpat Kasapi, Bedri e Lind Islami dhe Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi. Në mesin e 167 këngëve të interpretuara, formati "Kënga ime" solli një këngë nga krijimtaria e re dhe një këngë tradicionale.
Në 5 gjysmëfinale performuan 60 këngëtarë me nga një këngë kurse në finale e madhe performuan vetëm 22 këngëtarë. Nata finale ishte një natë e madhe, gala e vërtetë me shumë personalitete të njohura që ishin ftuar enkas për të dorëzuar çmimet për këngëtarët. E veçanta e mbrëmjes ishte performanca e secilit prej anëtarëve të jurisë. Muzika e njohur filmike e Aleksandër Lalos, ishte koreografuar nga mjeshtri Albi Nako që solli emocione të fuqishme.
Më pas Eda Zari me një grup të madh solli muzikën karakteristike jazz që ajo kultivon. Gjithashtu përshëndetëse ishte edhe Eli Fara, me këngën "Varka".
Ndër çmimet e rëndësishme të spektaklit ishin : "çmim për kantautor" që i takoi Kujtim Prodanit, teksti më i mirë i takoi këngës tradicionale "Bilbili" interpretuar nga Devis Xherahu, kompozimi më i mirë i takoi këngës "Për ty atdhe" interpretuar nga Artur Matija, kompozim ky i Zef Cobës, kënga hit i takoi Gjergj Lekës i cili vërtetë ka bërë bujë me këngën e tij "Tropojani", çmimi i publikut me shumë meritë i takoi Rosela Gjylbegut dhe Stresit.
Nga këngëtarët e nderuar me çmime të rëndësishme, nga Maqedonia, ishte Samir Shehu me këngën "Për ty lumi im" dedikuar Radikës së Dibrës që mori çmimine kritikës. Momenti më special dhe i veçantë i mbrëmjes i takoi bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës e cila kishte ardhur enkas për të nderuar këtë festival.
Bilbili i këngës hapi mbrëmjen e finales "Kënga ime" për të dorëzuar çmimin që mban emrin e saj . Ky çmim i takoi duetit që ishte pëlqyer më së shumti nga juria dhe kishte marrë vlerësimet maksimale si në javën e prezantimit, ashtu edhenë gjysmëfinale ku u vlerësua me 100 pikë nga juria.
Besiana dhe Shkodrani një duet që përbën dyshen Maqedoni-Kosovë, që nga paraqitja e parë sollën shumë seriozitet por edhe emocione. Në prezantimin e tyre të parë , interpretuan "Kur perëndon dielli" një duet tipik i romancës shqipe si dhe këngën e re "Të kam pritur" e cila shkoi në gjysmëfinale për tu vlerësuar tutje dhe për të qenë padyshim pjesë e finales.
Mbrëmja gala finale atyre u solli çmimin më të rëndësishëm "Nexhmije Pagarusha" një çmim aq i dëshiruar për çdo këngëtar. Nexhmije Pagarusha më tepër se kushdo tjetër u takonte dy këngëtarëve profesionistë Besianës dhe Shkodranit. Me daljen e tyre në skenë potencuan se kënga "Të kam pritur" është një bashkëpunim në trekëndëshin Kosovë-Maqedoni-Shqipëri dhe ky bashkëpunim u kurorëzua me çmimin që simbolizon vlerat muzikore mbarëshqiptare Nexhmije Pagarusha.
Veç kësaj ikona e këngës kishte qenë më 20 mars pjesë e koncertit solistik të Shkodran Tolaj me orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë ku qindra mijëra shqiptarë të Maqedonisë kishin ardhur për të përshëndetur ikonën Pagarusha. Besiana Mehmedi tha që ky çmim gëzon më së shumti bashkëvendësit kërçovarë të cilët pas 70 vitesh frymojnë shqip.
Atë vend ku flitet gegërisht e këndohet në polifoni dhe në mënyrë metaforike dëshmohet se shqiptarët janë një e të pandashëm nga jugu në veri e nga lindja në perëndim. Menjëherë pas përfundimit të spektaklit në një linjë telefonike me Besianën dhe Shkodranin zhvilluam një intervistë të shkurtër:
Besiana dhe Shkodran çfarë domethënie ka për karrierën tuaj ky çmim?
Çmimi "Nexhmije Pagarusha" është kulmi i vlerësimit për interpretët po dhe për muzikën. Jemi shumë të lumtur që do e mbajmë tërë jetën këtë çmim. Ka shumë domethënie për karrierën tonë e cila është zhvilluar duke pasur ikonën Pagarusha shembull dhe model me vite të tëra. Jemi të lumtur që vlerat klasike dhe profesioniste ti bëjmë të dashura dhe të njohura për publikun mbarëshqiptar.
Në njëfarë forme të trasojmë rrugën e Nexhmije Pagarushës. Ky është çmimi i parë që ne marrim në Shqipëri, pas disa çmimeve në Kosovë, Maqedoni e Gjermani dhe vjen pikërisht nga Nexhmije Pagarusha të cilës për herë të parë vlerat reale muzikore iu dhanë para shumë vitesh në Shqipëri.
Falënderojmë zotin që ikona Pagarusha akoma është me ne. Falënderojmë adhuruesit e këngës sonë. Falënderojmë mediat dhe më së shumti producentëte spektakit Adi Hila, Pandi e Bledi Laco po dhe tv Klan për përkrahjen e parezervë që u jep këngëtarëve.
Spektakli "Kënga ime" është një shembull i mirë se si mund të bëjmë dhe ne një spektakël në Maqedoni i cili do të ridimesionalizonte vlerat muzikore tradicionale, por dhe do të pasuronte jetën e krijimtarinë e varfër muzikore me shumë këngë të reja dhe të bukura.
Ne u ndamë nga ky spektakël me vlerësime të vlefshme nga juria e publiku dhe sigurisht kënduam një këngë e cila është më e dashura për ne. Suksesi u takon autorëve të këngës në rend të parë e pastaj neve si këngëtarë.

Besiana Mehmedi & Shkodran Tolaj
Të Kam Pritur
[Teksti dhe Klipi]
(zhurnal)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0