TEKSTESHQIP

Big Mama Jep Sqarim Për Koncertin E 25 Majit

21-5-2015
Big Mama Jep Sqarim Për Koncertin E 25 Majit
Këngëtarja e mirënjohur tetovare Big Mama, bashkë me gazetarin Blerand Rexhepi kanë vendosur që me datë 25 maj të mbajnë një koncert humanitar për t'u dalur në ndihmë kumanovarëve, të cilët para pak kohësh kaluan një tmerr të vërtetë nga policia maqedone. Në këtë koncert do marrin pjesë mbi 30 artistë të skenës shqiptare, të cilët me kontributin e tyre mundohen të rikthejnë gjendjen në Kumanovë. Nikoqirja e kësaj mbrëmje, Big Mama nëpërmes Faceoobk - ut ka bërë një sqarim mbi mbrëmjen që do mbahet në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Ajo shkran: "Aktiviteti që po ndërmarrim dhe organizojmë për të ndihmuar banorët e Lagjes së Trimave nuk ka të bëjë me asnjë lloj marketingu apo propagande të çfarëdo kujt, është thjeshtë iniciativë për të dëshmuar se kumanovarët nuk janë vetëm por që kanë krah dhe dikush mendon për ata, për të dëshmuar se populli shqiptar e veçanërisht tetovarët janë aq human sa munden me ndihmu, numri i artistëve është thjeshtë për të treguar se nuk do mblidhemi thjeshtë për të dridhur shalët, por do jetë një moment i veçantë si lloj tubimi ku nëpërmes këngës (vaji i artistëve është kënga) do shprehim ngushëllime për të vrarët në akcionin e fundit në Kumanovë, do inkurajojmë të plagosurit dhe banorët e Kumanovës se shqiptarët janë krah tyre, do protestojmë kundër politikës së tanishme dhe do tregojmë mllefin thonë se kështu nuk jetohet më..
Ps. Bëj një lutje për gjithë kolegët që të respektojnë një kod të veshjes dhe të shfaqemi në skenë vetëm kuq e zi.", ka përfunduar ajo.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Komente 0