>
BIOSHQIP

Bim Bimma Dhe Lyrical Son Vijnë Nesër Me “They Don’t Know”

16-07-2015
Reperët e njohur Burim Kursani dhe Festim Arifi, të njohur si Bim Bimma dhe Lyrical Son, kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të ri së bashku.
“They don’t know” titullohet kënga e dyshes, e cila do të vijë e realizuar me videoklip nga produksioni “Asha”.

Bim Bimma për Telegrafin zbuloi se videoklipi tashmë është kompletuar dhe do të publikohet mbrëmjen e ditës së nesërme.

“Kemi përfunduar të gjitha punët, kënga dhe videoklipi janë gati dhe do të publikohet nesër në ora 20:00″.

“Edhe pse titulli i këngës është në gjuhën angleze, teksti brenda këngës është në gjuhën shqipe”, tha Bimma duke dashur që tema të cilën e trajton kënga, të mbetet befasi deri në publikimin e projektit.
(Telegrafi)

Bim Bimma Dhe Lyrical Son Vijnë Nesër Me “They Don’t Know”