>
BIOSHQIP

Bimbimma: “Po Punoj Intensivisht Për Albumin Tim Të Ri”

18-01-2014
Rep-artisti i njohur Bim Bimma në këtë fillim vit i është përveshur punës që në treg të vijë me risi. Ai për gazetën Tribuna ka treguar se është në intensivisht duke punuar që gjatë stinës së verës për publikun e tij ta sjellë albumin e ri i cili do të ketë plot 25 këngë.



“Jam duke punuar intensivisht për albumin tim të ri të cilin po planifikoj ta publikoj gjatë stinës së verës. Jam ende në proces të punës dhe nuk ka asgjë definitive ende. Mirëpo mund të tregoj që do të ketë diku rreth 20 apo 25 këngë. Nga këto këngë do të nxjerr edhe 3 ose 4 videoklipe. Do të ketë edhe bashkëpunime të shumta, mirëpo nuk dua tani t’i bëj publike emrat. Le të mbeten befasi kur të vijë koha e publikimit”, ka thënë Bim Bimma.
(Nita Brisku)

Bimbimma: “Po Punoj Intensivisht Për Albumin Tim Të Ri”