TEKSTESHQIP
Binjaket Ismajli & Gold AG - Loti I Nanës
Binjaket Ismajli & Gold AG
Loti I Nanës

Nisur nga dëshira për të na dhuruar diçka artistike që do të mbetet në videotekën shqip, ky krijim muzikor është sjellë në ekranet tona i punuar shumë bukur me videoklip muzikor, i cili u punua nga MProduction. Videoklipi u publikua me datë 7 Mars 2022. Autor i vijës melodike dhe arranzhues i muzikës është Ardian Kastrati, teksa këngës i janë përshtatur vargjet nga Gold AG & Abaz Selmani.
Teksti :: Song Lyrics
Binjaket Ismajli:

Du mu kthy n'Kosovë oj nanë
Du mu kthy n'Kosovë
Du me nejt me u knaq me ty
Përgjithmonë ksi koh

Du mu kthy n'Kosovë oj nanë
Lotët me ti fshi
N'oborr t'shpisë o në radi
Kafe bashkë me pi

Binjaket Ismajli - Refren:

Veç ni lotë i nanës
Peshojka ma rand
Ma shumë se krejt bota
Pasuri çka ka

Veç ni lotë i nanës
Paska vlerë ma shumë
Krejt paret e botës
Kot me i pas unë

Gold AG:

Mërzia osht e rand nanë
Po kurrë smuj me ta thanë
T'pata thonë që veç deka
Prej ksaj bote mun na ndan

E kurrë s'kisha besu
Që ka me m'djeg zemra prej mallit
Nanë e djalë gjallë
E sa larg nana prej djalit

Po n'Kosovë ka erë mali
Ka erë fusha ka erë dheu
Pa e dit çka osht mërgimi
Kurrë se din çka osht atdheu

A osht ma mirë pa pare
E me i pas teshat e shkyme
A me i pas tana t'mirat
Po me i pas andrrat e thyme

E di që osht e fshtir
Me i pa fmit me lot n'sy
Po t'varfur nuk kish pas
Nëse t'pasurit ishin ngi

Po çka ma bo që kshtu
Koka shkru puna jeme
Me u kan mysafir n'gurbet
E mysafir n'tokën teme

Binjaket Ismajli:

Paret e gurbetit nanë
Nuk kanë asnjë vlerë
Veç me ni nanë erën tande
Zot faleminderit

M'ka marrë malli o moj nanë
Për bukën e shpisë
Du mu çmall niher e mirë
Për te ti jam nis

Binjaket Ismajli - Refren:

Veç ni lotë i nanës
Peshojka ma rand
Ma shumë se krejt bota
Pasuri çka ka

Veç ni lotë i nanës
Paska vlerë ma shumë
Krejt paret e botës
Kot me i pas unë

Binjaket Ismajli - Refren:

Veç ni lotë i nanës
Peshojka ma rand
Ma shumë se krejt bota
Pasuri çka ka

Veç ni lotë i nanës
Paska vlerë ma shumë
Krejt paret e botës
Kot me i pas unë
Komente 0