Ne bëjmë kërkime të vazhdueshme në Youtube, por nuk kemi arritur të gjejmë një videoklip për këtë këngë.


Bleona Qereti - Dhe Prapë Jam Kthyer


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  1

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

01/12/1996

1996-12-01T00:00:00

Muzika:

Ilir Dangellia

Teksti:

Irma Kurti

Pjesëmarrëse në

Festivali i 35-të në RTSH




Shpesh kam menduar
këtë vend ta braktis,
të shkel mbi veten, kujtimet.
Me një adresë në duar diku të shkoj
dhe mos kërkoj më rikthim.

Në udhën e largët jam nisur sot
për të mos u kthyer përsëri,
me vete kam marrë unë ca lot,
pak shpresë, pak fat, një dashuri.

Refreni:
Kudo ku kam shkuar
jam ndjerë e huaj, e humbur çdo çast,
mes dritash, njerëzve plot
e vetme jam ndjerë në çdo hap.

Gjithmonë kam dashur të përshëndes
në gjuhën time dikujt t’i flas,
për grindjet pa kuptim,
për një ndjenjë të harruar kam mall.

Dhe prapë jam kthyer në vendin tim
me çantën hedhur mbi sup,
me ëndrra të prishura e me shpresë
se veten do ta gjej këtu.

Dhe prapë jam kthyer
magjinë e ditëve të zgjoj me ty,
të qesh, të qaj, në puthjen tënde
të gjej pak lumturi...






Më Shumë Këngë Nga Bleona Qereti:

Më Shumë...