Blerim Gashi Dhe Valbona Halili Sjellin Këngën Popullore Më Të Bukur Të Verës
10-7-2014

Me të dalë në kanalin Youtube kënga dhe klipi është pritur shumë mirë. E kemi fjalën për këngën ‘S’ka kufi kur flet dashnia’ kënduar mjaft bukur nga këngëtari Blerim Gashi në duet me Valbona Halilin, këngë kjo që ka ardhur me një video shumë interesante. Mund të themi me plot gojën se kjo është një nga këngët më të bukura popullore të ardhur deri më tani në këtë verë të nxehtë. Artisti nga Kosova por që jeton në Zvicër, Blerim Gashi pas lansimit të një super këngë ritmike solo me titull ‘Ekspodo zemër’, një këngë e përtatshme shumë me ritmin e verës, mendoi që të sillte këtë duet fantastik me këngëtaren e njohur të Shqipërisë së Mesme, ku kishin kohë që e kishin realizuar në audio. Kënga ka edhe një fabul shumë interesante, ata të dy i këndojnë dashurisë mes dy të rinjve shqiptar, ku djali në këtë rast është nga Kosova dhe vajza nga Shqipëria, dhe kështu lindi edhe titulli shumë domethënës i këngës ‘S’ka kufi kur flet dashnia’. Ne urojmë të mos ketë kufi dhe të dëgjohet sa më shumë kjo këngë, e cila patjetër do të jetë një nga më të preferuarat e kësaj vere, sidomos nëpër dasmat shqiptare.
Blerim Gashi & Valbona Halili
S’ka Kufi Kur Flet Dashnia
[Teksti dhe Klipi]
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0