>
BIOSHQIP

Blerina Braka: E Ofendova Unë Rozana Radin

20-11-2012
Përshëndetje miqtë e mi, ju që keni ndjekur 'E Diela Shqiptare'. Ajo që dërgoi sms ofendues për Rozin isha unë. Do doja shumë ta lexonte atë sms, sepse përmes tij do prezantonte veten se çfarë dhe kush është ajo në të vërtetë. Një dallavere e vërtetë"… Ka qenë ky, statusi që këngëtarja Blerina Braka ka vënë në Facebook, gjatë kohës që në "Tv Klan" transmetohej spektakli "E Diela Shqiptare", ku u bë edhe ballafaqimi i këngëtarëve finalistë me njëri-tjetrin.

Gjatë programit, Rozana Radi tha se një këngëtare i ka shkruar në mënyrë ofenduese dhe se përveç saj ka ofenduar edhe të gjithë finalistët. Ky mesazh u lexua edhe nga producenti i spektaklit, Ardit Gjebrea, i cili kërkoi që emri të mos bëhej publik për të mos i dhënë rëndësi. Me sa duket vetë Braka ka dashur të tërheqë vëmendje me këtë gjë. Komenteve të fansave të saj në Facebook, mes të cilave edhe disa që lëvdonin Rozin si këngëtare me eksperiencë, ajo u është përgjigjur kështu: "Unë jam diplomuar në Akademinë e Arteve si soprano që në 2004-ën dhe kam filluar të këndoj në skenë që në moshën 6-vjeçare.

Nëse kjo të bën të mendosh se jam këngëtare e re, është mendimi yt. Jam e sigurt, nëse do ta dinit të vërtetën do më jepnit shumë të drejtë. Edhe një gjë: Unë nuk e quaj veten konkurrente me Rozin", – ka përfunduar Braka. E kontaktuar nga "Bluetooth" lidhur me këtë situatë, vetë këngëtarja Radi s'ka dashur të bëjë asnjë koment.
(Bluetooth)

Blerina Braka: E Ofendova Unë Rozana Radin