Bubulina Krasniqi Behet Diplomate
19-10-2011

Motra e ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, Bubulina, e cila njihet si këngëtare, është përzgjedhur si kandidatja më e mirë për ta fituar postin e zyrtares së lartë për organizata ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shkruan "Koha ditore".
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të kësaj ministrie, ku tregohet se Bubulina Krasniqi ka fituar 90.6 pikë në konkursin e hapur muaj më parë. Njoftimi për angazhimin e saj në këtë post është paraqitur si njoftim publik. Në të thuhet se në bazë të nenit 41, të rregullores 2/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, MPJ-ja bën njoftimin për kandidatin e suksesshëm të rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil të MPJ-së, pas përfundimit të procedurës së rekrutimit për pozitën zyrtar i lartë për organizata ndërkombëtare në Departamentin për Marrëdhënie Dypalëshe dhe Organizata Ndërkombëtare. Gazeta ka kërkuar informata nga MPJ-ja për kandidatët në përgjithësi dhe për angazhimin e këngëtares Krasniqi në postin që, sipas konkursit të shpallur, kërkon edhe përvojë pune. (INA)

MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 1