>
BIOSHQIP
Biografia
Bujar Xhemajli lindi në Prishtinë pastaj emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bujar Xhemajli ndryshe i njohur si Buja ka filluar të merret me Hip Hop qysh në vitet 2000. Ai bën pjesë në grupin më të madh shqiptar "The Bloody Alboz" apo "Shqipet e Pergjakshme" në krye me rep artistin më të madh Viktor Palokaj apo ndryshe Rebel a.k.a. Unikkatil, dhe në grupin Zingjirt i formuar nga Buja, Vz & DREN në vitin 2006.

Më datë 17 Tetor 2008, D.o.G. publikon videoklipin "What's Up", në bashkëpunim me Buja.

Në vitin 2008, Buja publikon albumin "Dashni Per Adhurus, Inati Per Inatqor".

Në vitin 2013, Buja publikon albumin "Mixtape: Rr.R.R.Rr".

Më datë 11 Janar 2014, Buja publikon videoklipin "All My Alboz", në bashkëpunim me Dren, Big T, Pure Valone & Mr.Pm.