TEKSTESHQIP

Bujar Qamili: “Aleksandër Lalo është Një Pijanec“

27-5-2014
Bujar Qamili: “Aleksandër Lalo është Një Pijanec“
Këngëtari Bujar Qamili reagon pas mbrëmjes së dytë gjysmëfinale në TV Klan.

"Ka konsumuar 1 litër fërnet gjatë spektaklit, s’pranoj të më vlerësojë një pijanec"

Pas spektaklit të së dielës mbrëma në TV Klan, këngëtari Bujar Qamili është duke menduar nëse do të hyjë në finalen e festivalit "Kënga ime" apo jo. Komentin e bërë gjatë transmetimit nga një prej anëtarëve të jurisë, Aleksandër Lalo, sikur ai i kishte futur mik që t’i jepte pikët në finale, ai e konsideroi tërësisht fyes.

Ai e pranon se pas spektaklit ka pasur një debat mes atyre të dyve në lidhje me këtë koment, por në asnjë mënyrë që të ketë qëlluar mbi kompozitorin. Duket se këngëtari është penduar që ka marrë pjesë në këtë festival dhe se bashkë me Lalon, faj kanë edhe organizatorët që e kanë vendosur atë në juri. Sipas këngëtarit, gjatë transmetimit të së dielës është konsumuar alkool, çka ka sjellë edhe probleme gjatë spektaklit.

Ju keni pasur dje një debat me një nga anëtarët e jurisë, kompozitorin Aleksandër Lalo, madje flitet se ju edhe e keni goditur. Si qëndron e vërteta?

As që bëhet fjalë ta kem goditur. Vetëm e kam kapur prej dore. Ai më fyeu drejtpërdrejt në spektakël, duke thënë se unë i kisha futur mik për të më nxjerrë në finale. Në pozitat që jam unë, nuk kam fare nevojë që të ndërhyj për të hyrë në finale. Unë finalen e kam pasur të sigurt, pa hyrë fare në festival.

Kompozitori zhdramatizon situatën, asgjë e jashtëzakonshme.

Kompozitori Aleksandër Lalo nuk do të dëshironte që historia e së dielës mbrëma të "bëhej e madhe". Tepër i qetë ai u përgjigj se përgjithësisht, siç ndodh edhe nëpër tryeza debatesh, njerëzit kanë qejf që të shohin të tjerët të zihen dhe duket se kështu po ndodh edhe për përplasjen me këngëtarin Bujar Qamili. "Është një rast i bërë tërkuzë. Edhe vetë publiku është shumë i ndjeshëm, kur bëhet fjalë për artistë të preferuar. Zakonisht këta janë mësuar me vlerësime të mëdha, me çmime të para. Nuk u bie nuri artistëve nëse marrin 3 pikë më pak. Bujar Qamili tashmë është finalist, doli në vendin e dytë", thotë Lalo. I kontaktuar nga gazeta, kompozitor Aleksandër Lalo e ka kthyer edhe një herë në humor gjithë ngjarjen që ndodhi në gjysmëfinalen e spektaklit "Kënga ime" në TV Klan. Pas debatit të tij me këngëtarin Bujar Qamili, ai mohoi të kishte ndodhur diçka që të kishte rënduar tonet e ashpra të bisedës që nisi në skenë, pas kuintave. "Asgjë nuk ka ndodhur pas kuintave. Mund të kemi vijuar bisedën me doza mërzie, siç ndodh në çdo punë tjetër, por jo më shumë se kaq.
(Panorama Plus)

Komente 0