Bujar Qamili: “E Gjithë Shkodra Kundër Lalos“
30-5-2014

Ndonëse kanë kaluar 5 ditë, këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili vazhdon të jetë i indinjuar dhe i fyer nga deklarata që kompozitori Aleksandër Lalo i bëri në skenë mbrëmjen e së dielës së 25 majit në gjysmëfinalen e festivalit "Kënga ime" në TV Klan.

Lalo, pjesë e jurisë, e akuzoi Qamilin se i ka futur mik për të dalë në finale: "Bujar Qamili ti je i madh, ti ke pare boll. Ti je i madh, nuk ke nevojë me fut miqtë e tu me të dhanë pikët unë. Ti i merr pikët vetë. Gjithë publiku është me ty.". Ndërsa Qamili e akuzoi se ishte i pirë.
I ftuar sot në mëngjes në emisionin "Mëngjes Ekspres" të moderuar nga Eva Idrizllari, në Ora News, këngëtari i njohur i këngës popullore nuk mund të fshehë zhgënjinim.
Në një bisedë, ku nuk ka si të mungojë humori shkodran, Bujar Qamili thotë se atë natë është fyer jo vetëm ai, por e gjithë Shkodra.
I ftuar sot në mëngjes në emisionin "Mëngjes Ekspres" të moderuar nga Eva Idrizllari, në Ora News, këngëtari i njohur i këngës popullore nuk mund të fshehë zhgënjinim.
Në një bisedë, ku nuk ka si të mungojë humori shkodran, Bujar Qamili thotë se atë natë është fyer jo vetëm ai, por e gjithë Shkodra.

"Mos të harrojmë zoti Lalo, po ta them në mënyrë publike e direkt se keni bërë të pakënaqur dhe keni të indinjuar një popull të tërë të qytetit të Shkodrës. Do ta vënë cakun te ura e Bahçallëkut. S’ke me kalu gjallë. Ke ngritur në këmbë gjithë qytetarët e Shkodrës", thotë Bujar Qamili duke qeshur.
(OraNews)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0