>
BIOSHQIP

Fejohet Burim Hoxha

21-06-2015
Këngëtari Burim Hoxha i ka propozuar për fejesë sot të dashurës së tij me të cilën ndodhet në Turqi së bashku me ekipin e RTV 21, të emisionit "1 kafe me Labin".

Sot në emisionin enkas të së dielës "1 kafe me Labin nga Turqia", një ndër befasitë më interesante për publikun ishte fejesa e papritur e Burim Hoxhës.

Çifti janë fejuar duke shkëmbyer unazat dhe duke krijuar befasi kështu jo vetëm për publikun por edhe për familjet e tyre të cilët nuk ishin në dijeni të kësaj.

Pjesë e celebrimit të tyre ishin edhe: Labi, Gili & Ilir Berani, Adelina Tahiri etj
(B.A/Teksteshqip.Com)

Fejohet Burim Hoxha