TEKSTESHQIP

Çartani: S’i Besoj Vetes... (Intervistë)

23-6-2013
Çartani: S’i Besoj Vetes... (Intervistë)
Nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë nga takimi i fundit me të, përvec faktit që tani ka më tepër perspektivë për muzikën pasi mbetet po ai djali i sjellshëm dhe qëi ka të qarta idetë përsa iu përket edhe projekteve muzikore. Për më gjatë në lidhje me këtë e shumë të tjera gjëra interesante që Cartani i ka zbuluar për herë të parë, do t’i mësoni në këtë intervistë…

- Çarti, çfarë ka ndryshuar te ti që nga intervista e fundit që kemi bërë bashkë?
Çartani: - (Buzëqesh) Kamfilluar të ambientohem më shumë me këtë punë. Çarti është i njëjtë, thjesht kamfilluar të kem më shumë perspektivë.
- Ke publikuar këngën e re "Sa herë vijm". Detajet që do ta përshkruanin këtë klip...
- Fabula është që muzika jonë vret aty ku i dhemb më shumë urryesit dhe asnjëherë pa të drejtë. Me një fjalë,shkurt, do ta cilësoja se kush është më gangsta, ndërsa si detaj të veçantë për këtë klip do të përmendja faktin se është xhiruar dy herë. Kjo ndodhi sepse pasi përfunduan të gjitha xhirimet në fillim dhe pashë rezultatin e klipit, nuk më pëlqeu sepse nuk doli sipas idesë që kisha unë, prandaj kërkova që të xhirohej edhe njëherë nga fillimi. Prandaj xhirimi i klipit zgjati disa muaj dhe tani, ka dalë vërtet i realizuar.
- Kënga "1 sms" vazhdon të jetë e suksesshme… Ke menduar të bësh njëvazhdim të saj?
- Po punoj për këtë.Jam në xhirime e sipër të një balade e cila do të ndërthuret me këngën "1 sms". Është diçka ndryshe dhe mendojse publiku do ta pëlqejë edhe më shumë.
- Cila është sms-ja e fundit që të ka ardhur?
- Mesazhi yt: "Ok, po vij për 5minuta" dhe u vonove dhjetë. (Qesh)
- Vazhdon ende me të njëjtët bashkëpunëtorë?
- Patjetër që po, pasi me ata e kam nisur dhe me ata do ta përfundoj, por kjo s’do të thotë që nuk do të ketëbashkëpunime me produksione të tjera.
- Ku bazohesh për të krijuar këngë të reja?
- Në jetën reale të çdonjërit,por edhe te vetja ime, sigurisht. As imagjinata nuk mungon.
- Çfarë metode ke ti për të bërë gjëra të bukura?
- Me vullnet dhe dëshirë emadhe.
- Pse në rrymën hip-hop duket sikur ka më shumë rivalitetsesa në rrymat e tjera?
- Prej mënyrës direkte të të shprehurit. Pastaj, në një baladë nuk mund të përdoret çdo lloj fjale, ndërsa një hip hop-ist ka të drejtë ta bëjë.
- Ka ndonjë grup rival me të cilët ke mosmarrëveshje?
- Rivaliteti është i tepërt, por si gjithmonë, "banda me gjiganda i ka shtyp të tanë", ata e dinë vetë. Rivalët tanë janë thjesht ish-a. (Qesh)
- Mendon se në këtë periudhë gjendesh në momentet e tuamë të mira?
- Jam i kënaqur me atë që kam,por akoma nuk e kam arritur qëllimin tim. Besoj se me kohën, do jem më mirë. Kyka qenë vetëm hapi i parë, tani do ta marrim me vrap. (Qesh)
- Sa të tërheqin misteret?
- Jo shumë, sepse më pëlqejnë gjërat e drejtpërdrejta.
- Cili mbetet ende për ty misteri më intrigues?
- Mister mbetet për mua, jeta e përtejme: A ekziston kulla e djemve të këqinj ku do t’i kemi të gjitha çka deshtëm në jetë?
- Cili është dallimi mes të qenit një personazh i njohur në Shqipëri dhe i po të njëjtit status në Amerikë?
- Të jesh VIP në Shqipëri, ta bëjnë me gisht, duke thënë: "Shiko si është ai", "Shiko si është veshur" etj., ndërsa të jesh VIP në Amerikë, thonë: "Shiko çfarë kënge ka bërë".Me dasht me u bo VIP në Shqipëri është shumë e lehtë, siç është bërë Lek Plepi(qesh), ndërsa në Amerikë shumë e vështirë! Jemi një shekull mbrapa, por besoj se do vijë koha edhe në Shqipëri.
- Që të jesh, letë themi, një Jay-Z, duhet të jetosh patjetër në Amerikë?
- Duhet të kesh ca miliona në bankë dhe, përpos talentit, ca makina e një Bijonse në krah. (Qesh)
- Di të më thuash një situatë kur nuk ke mundur të gjesh fjalët për t'u shprehur, ose siç thuhet ndryshe: "ke ngel pa tekst"?
- (Qesh) Një repist s’mbetet kurrë pa fjalë!
- Ka ndodhur të kesh bërë të njëjtin gabim dy herë?
- Po, jam dashuruar dy herë me një vajzë. E fortë do të ishte të bëja gabimin e tretë! (Qesh)
- Fal? Pret të të falin?
- E kam të vështirë tëfal dhe nuk fal, por pres të më falin. (Qesh)
- Kujt i ke dhuruar së fundi lule?
- Mamit.
- Më përshkruaj si është vajza që po të pëlqen në këtëperiudhë?
- Ja, tani kam ngel pa tekst!(Qesh)
- Po ajo që do të doje ta kishe në krah?
- Atë që dua, e kam në krah.
- Nëse vajza që të pëlqen nuk ka të njëjtat shije muzikore me ty, do të të shqetësonte kjo?
- Jo, aspak, sepse në disaraste, të kundërtat i bashkojnë dy persona. Kjo arsye më shtyn që më shumë ta bëjatë të kemi të njëjtat shije muzikore. (Buzëqesh) Për fat të mirë, ajo ka të njëjtatshije me mua.
- Je i dhënë pas risive dhe shpikjeve Hi Tech?
- Po, më pëlqejnë. Pse jo, diçkanë kohë dhe moderne sepse të lehtësojnë punën.
- Cila është blerja e fundit që ke bërë për një pajisje të tillë?
- Kam blerë disa pajisje dj-sh për te klubi im.
- Çfarë do të doje ti të shpikej?
- Një videogame ku të isha unë personazhi.
- Cili do të ishte produkti që do të hidhje në treg nën logon Red&Black?
- Një palë syze Kuq e Zi, ku të gjithë ta shihnin botën si unë. (Qesh)
- Për çfarë e vret mendjen më shumë seç duhet?
- Për veshjen!
- Supozojmë se ndodhesh në supermarket... Cila do të ishte situata që do të të befasonte?
- Nëse do të shihja fëmijë të vegjël duke luajtur symbyllazi aty, sepse ne luanim nëpër pallate, kurse fëmijët sot, luajnë kudo. (Qesh)
- Ke vjedhur ndonjëherë diçka në një ambient të tillë kurke qenë i vogël?
- Nuk kam vjedhur, pore kam marrë dhe s’kam dashur t’ia di kush do ta paguante. (Qesh) Pastaj,shkonte e paguante mami.
- Nëse hap frigoriferin tënd, çfarë gjen me shumicë aty?
- Fruta pa fund…
- Çfarë të dallon nga njerëzit e tjerë?
- Të qenit unë, Çarti.
- Ajo që harron më shpesh...
- Shumë shpesh harroj çelësin e makinës në lokalin tim.
- Si është Çartani nën efektin e alkoolit?
- (Qesh) Shumë i mirë dhe shumë i keq, varet si më zë, por zakonisht e di limitin tim.
- Nga kush je zhgënjyer?
- Nga persona që u kam dhënë krahë dhe shumë besim, ndërkohë që ma kanë kthyer ndryshe.
- Çfarë të mërzit më shumë?
- Gënjeshtra dhe kur m’i bien makinës në parking e ikin pa paguar gjobën.(Qesh) Madje, sot më ndodhi. Ka edhe gjëra të tjera, por t’i tregoj kur të mërzitem.(Buzëqesh)
- Cilat janë projektet që ke në mendje lidhur me karrierën tënde muzikore?
- Kam shumë plane, jam drejt përfundimit të albumit, të disa klipeve dhe presim sukses.
- Këto pyetje të bëjnë të mendosh…
- Se cila është pyetja e radhës... (Qesh)
- Në fund do të thuash…
- Më duket se po rregullohet koha! (Qesh) Do përshëndesja producentin tim Baca EB e Arled Wolf me të cilët po mundohemi të japi maksimumin, grupin tim, ty për intervistën dhe ëmbëlsira për në fund, fansat e mi:
"E di që tan jan ka vdesin
Për tipin që ta knaq veshin
Inatçinjtë po le t’presin
Merrni falas se na s’i shesim" (Realiteti pa pare)

Si reagon…
...kur je në trafik?
- Si macja kur e ndjekin qentë.(Qesh) Është një stres i vërtetë dhe shaj se më duket sikur ma zënë rrugën me kast, por prapë mundohem ta mbaj veten.
...kur dikush që ke përballë, të ofendon?
- Nuk bën mirë ai person të dalë përballë meje.
...kur mëson se kolegët e tu të përflasin?
- Nëse flasin për mirë,më bëhet qejfi. Nëse flasin për keq, do të thotë që kam ndikuar te veshi ityre.
...kur ta mbyllin telefonin?
- Acarohem dhe nuk i bie më.
...kur të vënë gjobë në makinë?
- Gris gjobën dhe vazhdoj rrugën. (Qesh) Nuk kam makinë me targa shqiptare dhe nuk para më vënë gjobë, plus që polici e merr "gjobën" e vet dhe ikën.
...nëse dikush do t’i fliste të dashurës tënde para teje?
- Do reagoja shumë keq. Gjithçka mund të bëja në ato momente.
...nëse e kap atë duke të kontrolluar celularin?
- Do t’i thoja: "Ma jep pak tëbëj një telefonatë" dhe do ta fusja në xhep. (Qesh) Do t’ia merrja me stil, por në përgjithësi, nuk ia kontrollojmë celularin njëri-tjetrit.
...kur dëgjon të qeshura pas krahëve?
- S’do t’u kushtoja shumë rëndësi.
...kur dëgjon këngët e tua në ambiente të ndryshme?
- Do më bëhej qejfi seps enjerëzit e gjejnë veten në këngët e mia. Më motivojnë të punoj më shumë dhe më vënë më shumë para përgjegjësisë.
...nëse pret 30 minuta në lokal dhe nuk të shërbejnë?
- Do ikja. (qesh)
...nëse e dashura të thotë që pret një fëmijë?
- S’i besoj vetes teme, leje pastaj një femre. (Qesh) Jam shumë i kujdesshëm dhe nuk mund të ndodhë kollaj ajo punë.
PEACE EVERYBODIE

Komente 1